Gjykata sekuestron parate e droges
Redinalda Caushaj
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda konfiskon pasurite e dy te pandehurve te akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Asetet dhe pronat e Besnik Brakes e Besnik Cobos, te arrestuar gjate vitit 2005, ne Tirane, jane konsideruar nga ana e Prokurorise, si pasuri te ardhura nga aktiviteti kriminal i tyre brenda dhe jashte vendit. Llogarite e bllokuara shkojne deri ne 250 mije dollare, ndersa nen sekuestro jane vene tre lokale ne Tirane e Lac, nje apartament, dy makina te medha e tre vetura, ne pronesi te te pandehurve. Gjyqet kane qene te mevetesishme, por vendimi i marre, i njejte ne te dy rastet.
Pese automjete kane qene ne pronesi te te pandehurit Besnik Braka, te cilat i kane kaluar zyres se sekuestrimit te pasurive per administrimin e tyre. Dje, nga togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, eshte vendosur konfiskimi i mjeteve tip "Jeep" dhe "Nissan Patrol", nje makine te tipit te rende, nje trajler semi-rimorkio, si dhe nje rimorkio te tipit "Barleti". Nderkohe qe te pandehurit Braka, gjykata i ka konfiskuar edhe nje llogari bankare me vleren 209 mije dollare, nje apartament si dhe lokalin e tij ne Tirane. Shenjestres se prokurorise nuk i ka shpetuar as i pandehuri Besnik Cobo dhe pasuria e tij, e cila eshte cilesuar si perfitim nga aktiviteti kriminal, trafik droge. Po dje togat e zeza te kesaj gjykate te kryesuara nga gjyqtari Dritan Hallunaj, vendosen sekuestrimin e dy lokaleve, nje ne kryeqytet me siperfaqe 175 meter katrore dhe tjetri ne qytetin e Lacit, me siperfaqe 49,2 metra katrore. Gjithashtu gjykata aprovoi sekuestrimin e llogarise me vlere 301 mije leke dhe shumes 5 mije euro.
Kerkesa e sekuestrimit te pasurive te dy te pandehurve eshte bere rreth nje vit me pare nga ana e prokurorit Adnand Xholi. Sipas kerkeses, prokurori ka konsideruar pasurite si te perfituara nga aktiviteti kriminal. Dy te pandehurit akuzohen per te njejten veper penale, te trafikimit te lendeve narkotike. Besnik Braka ra ne pranga te policise ne prill te vitit 2005, ndersa u kap me nje sasi prej 3 kg heroine. Nderkohe qe Besnik Cobo u arrestua ne muajin qershor, po te vitit 2005, ne saje te operacionit te koduar "Vesta 2000".
Sekuestrot:
Besnik Braka
Automjete tip "Jeep", "Nissan Patrol"
Nje makine e tipit te rende, trajler semi-rimorkio, rimorkio e tipit "Barleti"
Nje apartament ne kryeqytet
Lokal ne kryeqytet
Llogaria bankare 209 mije dollare
Besnik Cobo
Nje lokal ne kryeqytet, me siperfaqe 175 metra katrore
Nje lokal ne Lac, me siperfaqe 49,2 metra katrore
Llogari bankare me shumen 301 mije leke
Llogari bankare me shumen 5 mije euro