E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i klandestineve, 4 ne pranga

Nje aksion i fundit i uniformave blu te Gjirokastres ka ndaluar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, kater persona, qe ndihmonin emigrante klandestine kundrejt perfitimit. Andi Baduni 18 vjec dhe 21-vjecari Besian Karagjozi, te dy nga qyteti i Gjirokastres si dhe Olti Reka, 22 vjec, nga fshati "Ferme Partizani", ne rrethin e Kucoves dyshohet se kane marre nga 1500-1700 euro per 21 personat qe u kapen ndersa tentonin kalimin ilegal drejt Greqise. Ata u ndaluan ne vendin e quajtur "Qafa e Muzines" ne rrugen nacionale Gjirokaster-Sarande. Bashke me ta jane bllokuar 21 persona, qe tentonin kalimin ilegal te kufirit, ndermjet te cileve 9 femra dhe 5 femije. Pas intervistimeve te bera klandestineve ne ambientet e policise se Gjirokastres, grupi hetimor arriti ne perfundimin se "ata transportoheshin drejt kufirit me shtetin grek me mjetet tip "BMW" me targe AG010YA qe drejtohej nga B. Karagjozi, me mjetin tip "Cruisler" me targe VAB 84437 qe drejtohej nga A. Baduni, dhe me mjetin tip "Wolksvagen" me targe ZHO 4186 qe drejtohej nga O. Reka".
Disa ore me vone eshte ndaluar prane kufirit me Greqine 38-vjecari Petro Ndrica, lindur ne fshatin Matohasanaj te rrethit Tepelene dhe banues ne fshatin Frakull e Madhe te rrethit Fier. Zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai, tha se Ndrica eshte ndaluar nga policia teksa transportonte me mjetin e tij tip "Nisan" me targe INB 5774, kater persona nga rrethet Fier, Lushnje dhe Berat ne drejtin te pikes se kalimit kufitar Kakavije. "Gjate verifikimeve te bera nga sherbimet e policise kufitare rezultoi se ata kishin ne pasaportat e tyre dhe ne dokumentet greke Veveos, vula te falsifikuara", tha zedhenesi Mullai. Sipas policise, 4 klandestinet kane pohuar se keto vula te falsifikuara i kishte vendosur P. Ndrica, kundrejt shumes 2300-2500 euro per secilin.
Blerim Kore
Te arrestuar:
Andi Baduni 18 vjec
Besian Karagjozi, 21 vjec
Olti Reka, 22 vjec
Petro Ndrica, 38 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›