E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetedigjet 58-vjecari ne oxhakun e shtepise

Nje 58-vjecar, nga fshati Nderfushas, i Bashkise se Rreshenit, dyshohet se eshte vetehedhur ne oxhakun e shtepise ku banonte. Ndue Brunga ka vdekur rreth ores 10:00 te dites se djeshme. Trupi i tij i karbonizuar eshte konstatuar nga familjaret, te cilet lajmeruan policine. Sipas deklarimeve te tyre, 58-vjecari ishte hedhur ne oxhakun e mbushur me dru te ndezura, duke gjetur vdekjen. Policia tha se prane oxhakut eshte gjetur edhe nje shishe rakie. Sipas hetimeve te para, 58-vjecari ka pire perpara se te kryente aktin ekstrem. Nga te dhenat e mbledhura nga grupi hetimor mesohet se 58-vjecari ka qene nen efektin e traumave psikike, nderkohe qe ishte i pamartuar dhe jetonte me te aferm te tij. Policia tha se ende nuk ka nje piste te qarte per motivet qe shtyne 58-vjecarin drejt veteflijimit.
A. Ndoja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›