E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomonia e Lezhes, kapen 5 te tjere

Artan Cena
Gomonia e kapur disa dite me pare ne Lezhe, ne te cilen ndodheshin 33 klandestine, qe po niseshin ne drejtim Italise, ka cuar ne pranga edhe kater persona te tjere. Ardian Corri, 37 vjec, lindur ne Lac dhe banues ne Tirane, Gezim Tafaj, 39 vjec, lindur ne Tropoje e banues ne Tirane, Aleksander Malaj, 34 vjec, lindur e banues ne Koplik, Malesi e Madhe dhe Rexhep Cuku, 48 vjec, lindur ne Lure te Dibres e banues ne Fushe-Mezes te Tiranes, jane arrestuar dje, pas hetimeve qe po kryhen ne kryeqytet nga Krimet e Renda. Ne kete menyre arrin ne 9 numri i te dyshuarve si organizatore te trafikut te klandestineve, pas 5 personave qe u arrestuan nje dite pas bllokimit te gomones.
Burimet zyrtare thane se Prokuroria per Krime te Renda, dy dite me pare, ka nxjerre urdhrin e ekzekutimit per arrestimin e ketyre personave, te cilet akuzohen per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit" ne formen e "grupit te strukturuar kriminal". Sipas hetimeve rezulton se te arrestuarit jane organizatore te nisjes se skafit nga Patoku, Lac, per ne Itali, ne daten 10.01.2008, ku u ndaluan 33 klandestine. Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, operacioni i koduar "Klandestini" ka synuar te godase nje grup te strukturuar kriminal me aktivitet organizimin e kalimit te paligjshem te njerezve nga Shqiperia ne Itali, duke shfrytezuar si itinerarin tokesor Shqiperi - Mali i Zi - Kroaci - Slloveni - Itali, ashtu edhe ne rruge detare me gomone nga bregdeti shqiptar ne ate italian.

Hetimet per kete grup kriminal jane ndjekur ne bashkepunim me Prokurorine per Krime te Renda. Policia tha se, si rezultat i nje hetimi te suksesshem, me perdorim te metodave speciale te hetimit, eshte bere e mundur qe per periudhen kohore gusht 2007- janar 2008, te nderpritet aktiviteti kriminal i tyre ne 5 raste, konkretisht ne datat 18 tetor 2007, 6 nentor 2007, 6 dhjetor 2007, 10 janar 2008 dhe 19 janar 2008. Gjate ketyre rasteve jane vene ne pranga 8 persona, Ndue Nicaj, Gramoz Tafaj, Ardian Marku (Gjeloshi), Altin Gjeloshi, Ndrek Preci, Paulin Marku, Pjeter Tusha dhe Bisho Hotaj.

Organizatoret e ndaluar:
Paulin Markaj, 42 vjec
Ardian Gjeloshi, 36 vjec
Pjeter Tusha, 47 vjec,
Altin Gjeloshi, 23 vjec
Ndrek Preci, 45 vjec,
Ardian Corri, 37 vjec
Gezim Tafaj, 39 vjec
Aleksander Malaj, 34 vjec
Rexhep Cuku, 48 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›