Tërhiqen 9 mijë ushtarë amerikanë nga Okinava

Afro 9 mijë ushtarë të Shteteve të Bashkuara do të largohen nga ishulli japonez, Okinava dhe do të vendosen në territorin amerikan Guam dhe në lokacione të tjera në rajonin e Azi-Paqësor.
Në një njoftim të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, thuhet se ky largim ka për qëlllim mbajtjen e një paranie të fuqishme ushtarake të Shteteve të Bashkuara për ta mbrojtur Japoninë, në kohën e “një ambienti në rritje të paqartë të sigurisë”.
Megjithatë, nuk është paraqitur ndonjë orar për tërheqjen nga Okinava.
Prania e trupave të Shteteve të Bashkuara në ishullin Okinava i ka rënduar raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Tokios.
E gjithë mosmarrëvesja për praninë amerikane në Okinava e ka zanafillën në vitin 1995, kur një nxënëse japoneze u rrëmbye dhe u dhunua nga tre ushtarë amerikanë.