E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Engel: Po punojmë për reformat

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me kongresmenin Eliot Engel. Kryeministri Berisha e njohu me normalizimin e situatës politike dhe theksoi se forcat politike po punojnë normalisht në parlament, përfshirë për reforma të rëndësishme si ajo elektorale, miratimi i gjykatës administrative e të tjera masa të lidhura me rekomandimet e Bashkimit Europian.
 

Gjatë takimit, Kryeministri e njohu kongresmenin Engel me zhvillimet e fundit të rëndësishme në Shqipëri, në fushën politike, reformat e suksesshme, në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.
 

Më tej, pasi vlerësoi kontributin e zotit Engel në lidhje me promovimin e imazhit të shqiptarëve në botë, si dhe për përkrahjen ndaj Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj.

Kryeministri Berisha e njohu kongresmenin Engel me rezultatet e vizitës në SHBA dhe në veçanti, me takimin shumë miqësor me Sekretaren e Shtetit Clinton.

Në fund të takimit, kongresmeni Engel i ripohoi Kryeministrit Berisha angazhimin e tij për të vijuar e zgjeruar bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe i premtoi se do të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›