E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon: Siria nuk po bashkëpunon për planin

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, ka deklaruar se Siria nuk po bashkëpunon për vendosjen e planit të paqes të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, që synon përfundimin e dhunës dhe gjakderdhjes njëvjeçare.

Në një deklaratë me shkrim, zoti Ban tha se “është i indinjuar me raportet se armatimi i rëndë i Sirisë ishte ende i vendosur në hapësirat e banuara.

Kjo deklaratë u bë, pas raporteve të djeshme për një shpërthim në një ndërtesë me banesa në qytetin Hama.

Qeveria tha se 16 persona janë vrarë nga ky shpërthim, për të cilin ajo i fajësoi, siç thotë, “terroristët” prodhues të bombave.

Aktivistët opozitarë thanë se ndërtesa ishte goditur nga predhat e forcave të qeverisë dhe se afro 50 persona janë vrarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›