Retro/Histori: 3 nëntor 1801 Vincenzo Bellini
Vincenzo Salvatore Carmelo Francesco Bellini, kompozitor i shquar italian i operas, u lind më 3 nëntor 1801. Punët e tij më të mira konsiderohen I Capuleti ed i Montecchi (1830), La sonnambula (1831), Norma (1831), Beatrice di Tenda (1833), dhe I puritani (1835). I njohur për vijat e gjata e të rrjedhshme melodike, për të cilat u pagëzua “Mjellma e Katanias”, Bellini ishte kompozitori arketipal i operas bel canto. I lindur në Katania të Sicilisë, Bellini ishte fëmija i artit i një familjeje me tradita të shkëlqyera muzikore dhe, siç e ka legjenda, ai mund të këndonte një arie të Valentino Fioravanti-t kur ishte vetëm 18 muajsh. Ai filloi të studionte teorinë e muzikës kur ishte dy vjeç, pianon tre vjeë dhe kur mbushi pesë vjeç mund të luante në piano. Pesë pjesët e para të Bellinit u kompozuan kur ai ishte vetëm 6 vjeç. Pavarësisht autenticitetit të këtyre pretendimeve, është e sigurt se Bellini u rrit në një familje muzikore dhe se karriera e tij si muzikant nuk u vu kurrë në dyshim.