Gjykata vendos arrest me burg per anetarin e bandes se Lushnjes
UPDATE- Gjykata e Tiranes ka vendosur sot te lere ne burg anetarin e Bandes se Lushnjes Alxhi Nallbani. Nallbani i njohur ndryshe edhe si Xhili u arrestua dy dite me pare ne Tirane.
Seancen e sotme ne ngarkim te tij trupi gjykues ka vendos masen e sigurise arrest me burg.
Mbi te rendojne nje sere akuzash trafik nderkombetar I lendeve narkotike si dhe pjesmarrje ne organizata kriminale.
Ky shtetas akuzohet nga autoritetet e zbatimit te ligjit te shtetit Italian dhe eshte i denuar nga Drejtesia Italiane me 14 vjet burgim.