E Shtunë, 31 Tetor 2026

Replika Berisha-Ruçi në Kuvend

“Nëse dhunohet Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi, Europa do të jetë një horizont i paarritshëm, kjo ka qenë arsyeja kryesore pse unë dhe mazhoranca iu është përmbajtur ligjeve kushtetuese dhe vendimeve të gjykatave”, tha Berisha.

Për kryeministrin, hetimi i zgjedhjeve nuk mund të nisë në bazë të dyshimeve, duke nënvizuar se në draftin e Partisë Socialiste, duhet të shtohet togfjalëshi “të hetohen dyshimet mbi bazën e fakteve, provave dhe grup-fakteve”.

 “Të arrijmë në një ujdi, të ngremë komisionin me të gjitha kërkesat tuaja që të kenë bazat në ligjin dhe kushtetutën e vendit. Nëse mendoni se mund të niset hetim bazuar në dyshime pa fakte, pa prova, pa grup-faktesh vetëm se sa riprodhoni kohën më të zezë të këtij vendi. Asnjë vend i lirë nuk mund të bëjë një gjë të tillë sepse ka një parim themelor”, tha kryeministri. 

Berisha ftoi opozitën që të ndryshojë qëndrim, pasi sipas tij, një qëndrim i tillë do ta mbante atë edhe 30 vjet të tjera në pushtet.  “Po vazhduat kështu do të jem edhe nja 30 vjet në pushtet, falë jush. Keni parë në Evropën lindore një kryeministër të viteve ‘90? Unë jam për shkakun tuaj këtu dhe të jeni të sigurt se do rri edhe 30 vjet sepse ju keni një alternativë që nuk ja besojnë dhe nuk do t’ua besojnë kurrë shqiptarët”, shtoi Berisha.

Pas deklaratave të kryeministri reagoi Partia Socialiste me anë të kryetarit të grupit, Gramoz Ruçi, duke përmendur këtu akuzat e përsëritura ndaj qeverisë, si pengesë për statusin e vendit kandidat. Ai sqaroi më tej, se opozita kërkon as më pak e as më shumë vetëm atë që kërkon një opozitë në një vend demokratik.

Duke folur për komisionin hetimor, Ruçi theksoi se opozita kërkonte të hetonte me akuza konkrete përfshirjen e maxhorancës në manipulimin e zgjedhjeve. “Ne kërkojmë të hetojmë akuzat që janë konkrete për administratën tënde pushtetare,  për shpërdorimin që i ke bërë, për tutelën që ke vendosur me në këtë administratë, për pushimet nga puna që ke bërë në këtë administratë.  Për shpërdorimet financiare dhe materiale që ka bërë kjo administratë për fushatën elektorale”, ka theksuar. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-24 08:25
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›