Leskaj: Pr/rezoluta e PS ofertë konkrete për vendin

Në thelb të rezolutës qëndron angazhimi për hetimin e zgjedhjeve të qershorit të vitit të shkuar.
Mocioni për debat u paraqit nga deputetja socialiste, Valentina Leskaj, e cila tha se ky raport kërkon reforma të mëdha, që mund të arrihen vetëm me konsensus.
"Ne kemi ardhur me një ofertë konkrete, me një rezolutë që nëse keni vullnetin ta miratojmë së bashku për t'i hapur rrugën zgjidhjes së krizës politike dhe integrimit europian të vendit", tha ajo. Sipas saj, ky dokument përveçse është një analizë realiste e situatës dhe zile alarmi, shërben si udhërrëfyes, të cilit Shqipëria duhet t’i referohet për arritjen e objektivave në procesin e integrimit evropian.
“Është kjo arsyeja, pra pesha e raportit, për të sotmen dhe të ardhmen evropiane të vendit, pse ne e kërkuam këtë mocion me debat. Po kjo nuk është e vetmja arsye. Qasja e qeverisë ndaj raportit, është një arsye tjetër”, tha ajo.
Më tej, Leskaj paraqiti pikat që përmban projektrezoluta, si ta bëjmë demokracinë shqiptare më funksionuese, ekonominë e tregut më funksionuese, të bëjmë që shqiptarët të gëzojnë standardet evropiane në jetën e tyre të përditshme”. Leskaj i kujtuar kryeministrit, se Shqipëria në tetor të këtij viti nuk ishte gati për statusin e vendit kandidat, për shkak sipas saj, pasi demokracia nuk është më funksionale, ekonomia e tregut nuk është më funksionale dhe për shkak të monopoleve si dhe shqiptarët nuk gëzojnë standardet evropiane./Saimir Lleshi/Start/
2010-12-23 17:01
[