Topalli: Rama kundër integrimit të vendit

"Opinioni i Brukselit kërkon gjëra shumë të thjeshta, kërkon gjëra që ju (opozita) nuk i keni pranuar gjatë këtyre dy viteve. Natyrisht, po t'iu lejojë ai (Rama) unë jam e sigurt se bashkë do të votojmë reformën zgjedhore, dhe kjo ndihmon për statusin, se bashkë do të votojmë heqjen e imuniteteve dhe kjo ndihmon për statusin, se bashkë do të votojmë gjykatën administrative, edhe kjo ndihmon vendin. Unë nuk e di sa gjatë ju do i bindeni atij që është kundër ligjit, kundër shtetit, kundër sistemit dhe kundër integrimit", tha Topalli, duke iu drejtuar deputetëve të PS-së.
Ajo rikujtoi edhe bojkotet e opozitës për miratimet e ligjeve për integrimin e vendit, si për heqjen e vizave ashtu edhe për statusin e vendit kandidat. “Rama do vetëm një gjë: të bëhet kryeministër dhe meqë shqiptarët nuk e pranuan, as ai nuk e pranoi votën e shqiptarëve. Ne nuk morëm statusin, se ju nuk votuat. Madje, dhe sot pas dy vitesh nga zgjedhjet e fundit, ju përsëri nuk votoni. Ju nuk keni votuar për vizat dhe as për statusin, por keni votuar kur ishte puna për tenderat", tha Topalli.
Më tej, ajo akuzoi kreun e opozitës se është kundër interesave të vendit. "Ai është i vetmi njeri që kur të gjithë duan të japin, ai kërkon të marrë. Ai kërkon kutitë, por të kërkosh kutitë ka procedura normale, ligjore, kushtetuese. Kjo është e drejta e tij, por problemi është se ai nuk ka dashur kurrë kutitë, sepse po të donte kutitë do të shkonte në Prokurori", theksoi kryeparlamentarja.
2010-12-23 17:01
[