E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vendos te lere ne burg biznesmenin Taci

TIRANE - Biznesmeni Rezart Taci do te qendroje ne qeli deri ne nje vendim te dyte per ndryshimin e mases se sigurise ne ngarkim te tij. Gjykata e Tiranes ka bere dje vleresimin e mases se sigurise "arrest me burg" ndaj Tacit, duke refuzuar edhe shumen prej 100 mije euro te ofruar prej tij si garanci pasurore. I pandehuri Rezart Taci eshte shoqeruar nga efektivat e policise ne oren 12:00 ne Gjykaten e Tiranes, per t'u njohur me masen e tij te sigurise, te caktuar tre dite me pare. Burime nga gjykata kane bere me dije se gjate vleresimit te mases, i pandehuri ka permendur gjeneralitetet e tij, ndersa nuk ka pranuar qe te jape shpjegime perpara gjykateses Farie Budo. Nderkohe qe avokati mbrojtes i tij, Maks Haxhia, i ka shpjeguar gjykateses se gazetari Mero Baze kishte rreth nje viti e gjysme qe ne shkrimet e tij bente presion psikologjik ndaj biznesmenit. Avokati i kerkoi gjykates caktimin e nje mase sigurie me te bute sesa ajo e paraqitur nga Prokuroria e Tiranes. Avokati ka shpjeguar dje se vepra per te cilen akuzohet klienti i tij, nuk perben rrezikshmeri shoqerore. Ai ka njoftuar gjykaten se Tacit i demtohen bizneset, ne rast se qendron ne gjendje arresti. Nga ana tjeter mesohet se prokurori i ceshtjes Gjergji Tako ka shpjeguar serish ngjarjen, duke i kerkuar gjykates vleresimin e mases se sigurise "arrest me burg", pasi kushtet e te pandehurit nuk kishin ndryshuar, mase e cila u caktua me pas edhe nga gjykata. Nje seance me pare truproja e biznesmenit Rezart Taci, Irgen Selfo, rrefeu ne seancen e mases se sigurise, se kishte qelluar mbi gazetarin Mero Baze per shkak se kishte qene ne gjendje te dehur, ndersa vete Baze e kishte shtyre ate, pasi ai i kishte folur. I pandehuri Selfo shpjegoi se Taci ne bashkepunim edhe me Bledar Lilon kishin nderhyre per t'i ndare dhe me pas qene larguar. Tre dite me pare, pas caktimit te mases se sigurise te dhene ne mungese, biznesmeni Taci eshte vetedorezuar ne polici, duke deklaruar se ishte i gatshem te respektonte ne cdo moment, cdo instance ligjore dhe ne rastin konkret, vendimin e Gjykates se Rrethit Tirane, por nuk mund te mos shprehte bindjen e tij te plote, se e gjithe kjo situate ishte rezultat i nje strategjie dhe lufte te filluar shume kohe me pare, ndaj tij dhe bizneseve qe ai zoteron. Perpara se te vetedorezohej Taci sqaroi se nuk ishte ne edukaten e tij dhe formimin personal, perdorimi i dhunes ndaj askujt dhe per me teper ndaj perfaqesuesve te mediave. Prokuroria e Tiranes ka ngritur ne ngarkim te Tacit akuzen e "goditjes per shkak te detyres kryer ne bashkepunim".

Neni 237

Goditjet per shkak te detyres

Goditjet ose vepra te tjera dhune qe i behen punonjesit qe kryen nje detyre shteterore apo nje sherbim publik, per shkak te veprimtarise se tij shteterore apo te sherbimit, denohen me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.

Avokati

Pas vleresimit te mases se sigurise avokati i Rezart Tacit, tha se do ta apeloje masen e sigurise ne Gjykaten e Apelit, ku edhe do kerkoje nje mase sigurie me te bute, ate te "detyrimit per paraqitje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›