Spitalet, kush perfiton vizita falas
Pagesat ne spitale nuk do te zbatohen per disa kategori pacientesh. Sipas rregullores se Ministrise se Shendetesise jane rastet urgjente te cilat nuk i nenshtrohen pagesave, po keshtu edhe femijet, grate shtatzena dhe invalidet. Nje tjeter kategori qe perfiton nga kjo rregullore eshte edhe nje pjese e mire e popullsise e cila ka me shume nevoje per personelin shendetesor sic jane pensionistet.
Rregulli
Sistemi i referimit ne spitale ka kthyer rregull tek pacientet dhe personeli shendetesor, nderkohe qe te vetmit qe "nuk e zbatojne" kete sistem jane urgjencat te cilat pranohen menjehere dhe u jepet sherbimi. Kurse pacientet e tjere jane te detyruar te presin faturat sipas rregullave. Por, rregulloja e Ministrise se Shendetesise ka parashikuar qe disa kategori te perjashtohen nga pagesat. Zv/Ministri i Shendetesise Bardh Spahia ka percaktuar se si funksionon ky sistem. "Ky sistem referimi parashikonte edhe nje pakete sherbimesh te cilat nerastin kur pacienti nuk ishte i siguruar dhe ishte jashte grupmoshave qe ishin parashikuar per te marre sherbimin falas, disa sherbime duhej t'i paguanin" ka nenvizuar zv/ministri i Shendetesise, Bardh Spahia. Sipas tij, jane disa kategori te cilet i perfitojne falas sherbimet jane femijet, grate shtatzena, personat invalide dhe pensionistet.
Funksionimi
Spitalet jane cliruar nga fluksi i madh i pacienteve dhe kjo pas nisjes se sistemit te referimit. Ky fakt eshte pohuar si nga Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ashtu edhe nga zv/ministri, Bardh Spahia. Sipas ketij te fundit ky sistem ka ulur numrin e pacienteve ne sherbimin terciar si dhe ka sjelle nje "popullim" te mjekut te familje dhe me pas atij specialist. "Thelbi i sistemit te referimit qe ne kemi vendosur ka te beje pikerisht qe shume e shume probleme te panevojshme dhe trajtime krejt te panevojshme qe behen ne menyre te vecante ndodhin pikerisht per kete mbingarkese fiktive artificiale. Gjithmone e me shume pacientet te mos vijne me nga rrethet por ta marrin ndihmen shendetesore ne qytete" u shpreh Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, edhe ne muajt ne vazhdim do te perdoren menyra te tjera per te cliruar fluksin e pacienteve qe shkojne drejt QSUT-se. Sistemi i referimit sipas drejtuesve te Ministrise se Shendetesise ka per qellim rritjen e rolit te mjekut te familjes dhe reduktimin e numrit te pacienteve prane spitaleve.
Sherbimet pa pagese, kush i perfiton
Rastet urgjente per kurim ose operacion
Personat e moshes se trete, pensioniste
Personat me aftesi te kufizuara, invalidet
Femijet e moshes nen 18 vjec
Grate shtatzena