E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Trualli, Rama e quan prone publike"

Fatjona Mejdini

Ministria e Transporteve paraqiti dje perpara medieve dokumente te cilat tregojne se vete drejtuesit e larte te bashkise se Tiranes e kane konsideruar truallin midis rruges se Durresit dhe te Kavajes, si nje truall shteteror. Kreu i Transporteve, Sokol Olldashi paraqiti tre dokumente, ne te cilat theksohet qarte se kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe administratori i pergjithshem i ketij institucioni, Dritan Agolli e konsiderojne kete toke ne qender te kryeqytetit, si nje toke publike. Sipas Olldashit, eshte turpshme qe drejtuesit e bashkise te mohojne ato cfare kane firmosur vete ne muajin korrik te ketij viti. Ai prezantoi dje nje shkrese e firmosur nga kryeadministratori i bashkise se Tiranes, Dritan Agolli, me date 1 prill 2009 drejtuar Patriot Cobajt, drejtor i Zyres Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Qarkut Tirane. Ne kete shkrese thuhet: "Nga verifikimet qe u kryen me Hartat Treguese te Pasurise dhe Librin e Ngastrave rezulton se brenda konturit te prones se ketij subjekti , behet fjale per familjen Kika, figuron prone shteterore publike trotuar e rruge me nr. Pas. 2/102, 2/9 3, 2/88 trotuar dhe lulishte me nr. Pas 2/89, 2/90, si dhe Dhoma e Tregtise me nr.pas 2/95". Mbi bazen edhe te kesaj shkrese, Avokatura e Shtetit ka kerkuar autorizimin per te nderhyre dhe per te rrezuar nje vendim te parregullt te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Dhe per ta bere kete eshte dashur te leshohej autorizimi i Bashkise se Tiranes. Ajo, ne menyre korrekte i eshte pergjigjur kesaj shkrese, kesaj here me firmen e kryetarit te saj, Edi Rama me daten 29 korrik 2009 dhe thuhet se: Bashkia e Tiranes me shkresen e dates 1 prill drejtuar Zyres Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne lidhje me pronen e subjektit, Z.Osman Kika (trashegimtareve te tij), ka shprehur vullnetin e saj per mos procedim, me kthim fizik. Sa me siper ne permbushje te detyrimit ligjor, te percaktuar ne ligj autorizoj ndjekjen e procedures ligjore nga institucioni juaj, pasi me vendimin e "206" te 26 qershorit 2009, Zyra e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, te Qarkut Tirane eshte cenuar prona publike shteterore, pasqyruar ne zonat e percaktuara ne harten treguese bashkelidhur. "Te gjitha keto dokumente qe ne veme ne dispozicion, tregojne vetem nje gje, qe zoti Rama dhe e gjithe bashkia e Tiranes jane qartesisht ne dijeni te faktit qe ajo eshte nje prone publike, e cila eshte shkelur ne menyre te parregullt", deklaroi Olldashi. Sipas tij, shkaqet te cilat detyrojne Edi Ramen, bashkine e Tiranes dhe deputetet socialiste, te mashtrojne, lidhen me aferat korruptive dhe me interesat e ngushta personale te drejtuesve te Bashkise dhe PS-se. "Nuk ka asnje gje tjeter qe do ta detyronte nje korpus zyrtaresh dhe politikanesh te dilnin dhe te genjenin publikisht para te gjitheve, pervec se interesave me te pista qe jane te lidhura me kete truall dhe qe jane afer zyres se kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama", kokludoi Olldashi. Sipas tij, ne lidhje me kete ceshtje shume te debatuar tashme, lind pyetja se kush fshihet prapa genjeshtrave te Rames dhe se sa vlejne keto interesa ne para. Policia ndertimore dhe organe te tjera te pushtet qendrore, prej ditesh jane ne konflikt te hapur me drejtuesit e Bashkise se Tiranes, ne lidhje me nje truall ne qender te kryeqytetit. Organet qendrore pretendojne se ky truall eshte nje toke publike dhe per kete arsye Bashkia e Tiranes nuk mund te jap leje ndertimi per te. I kunder eshte qendrimi i bashkise se kryeqytetit, drejtuesit e te ciles pretendojne se kjo toke i perket ish-pronareve dhe ne kete kuader aty mund te ndertohet.

Reagimi

Kryeministri Berisha ka reaguar ndaj kesaj ceshtje, pak dite me pare dhe ka theksuar se ky truall eshte nje prone publike, e konsideruar e tille qe prej kohes se mbretit Zog I. Ne kete kuader, Berisha ka theksuar se ajo toke do te nxirret me ankand per tu shitur, sepse vlera e saj eshte shume e madhe, nje vlere e cila kap shifren e 112 milion euro. Sipas kryeministrit, keto te ardhura do te kalohen per demshperblimin financiar te ish pronareve. Ai ka kerkuar nga ministri Olldashi qe ne lidhje me kete ceshtje, te shperndaj per mediat, dokumentacionin se bashku me fotografite te cilat vertetojne gjendjen reale te ketij trualli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›