LSI: Bllokimi i pushtetit vendor, nje bllof i Rames
"Sherbimet ndaj qytetareve nuk mund te perdoren si pazar per te imponuar qendrime politike te caktuara". Ky eshte reagimi i Levizjes Socialiste per Integrim per deklaraten e socialisteve lidhur me bojkotimin e sherbimeve nga autoritet vendore te cilat drejtohen nga socialistet. Ne nje prononcim te dhene dje per gazeten "Koha Jone", nenkryetari i LSI, Edmond Haxhinasto, deklaroi se eshte kunder nje vendimi per bllokimin e sherbimeve. "Une nuk besoj se papergjegjshmeria e lidershipit te opozites do te arrije deri ne nivele te tilla. Ato jane detyrim suprem i perfaqesuesve te zgjedhur dhe i politikaneve", u shpreh Haxhinasto. Ai i cilesoi nje bllof politik deklaratat e opozites per bllokim te sherbimeve ne bashkite e drejtuar nga perfaqesuesit e PS-se. Nderkohe nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim vlereson se te gjitha shqetesimet e shprehura nga partia me e madhe opozitare per cenimin e pavaresise se pushtetit lokal duhen debatuar ne Parlament. "Ne qofte se opozita aktuale deshiron te ushtroje presion mbi mazhorancen per ceshtje te caktuara ligjore, duke perfshire edhe ceshtjen e decentralizimit dhe autonomise se pushteti vendor, atehere vendi per ta bere kete eshte Parlamenti dhe jo rruga", theksoi Edmond Haxhinasto. Ai i kerkon opozites t'i rikthehet Kuvendit duke vleresuar se e vetmja zgjidhje per shqetesimet e saj per autonomine e pushtetit vendor. Nga ana tjeter, gjate nje prononcimi per mediat pak dite me pare, deputeti i Partise Socialiste, Eduard Shalsi, paralajmeroi pezullimin per nje kohe te shkurter te sherbimeve. "Por, nese ai vazhdon me arbitraritet te metejshem pa u konsultuar me vendoret atehere do te reagojme fort me masa e qendrime mjaft radikale", u shpreh ai. Kete gje e ka shprehur edhe vete kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili eshte shprehur se do te protestojne ne te gjitha nivelet vendore per kerkuar te drejtat e tyre mbi autonomine vendore. Debati per autonomine vendore te nisur nga Partia Socialiste, ka te beje me miratimin e nje amendamenti ne ligjin per Taksat Vendore, i cili ndalon transaksionet hipotekore te gjithe qytetareve qe jane debitore ndaj bashkise. Nga miratimi i kesaj pakete fiskale, opozita dhe kryetaret e bashkive te zgjedhur ne keto poste si perfaqesues te PS-se, kane protestuar ndaj masave te marra nga mazhoranca duke i cilesuar ato si cenim te autonomise, duke kercenuar edhe me bllokim te sherbimeve ndaj qytetarit. Mbi kete ceshtje, drejtuesit e bashkive socialiste kane paraqitur ankesat e tyre edhe ne zyrat e Bashkimit Evropian ne vendin tone dhe ne institucionin e OSBE-se.
Ndryshohet ligji per taksat vendore
Pak kohe me pare, Kuvendi miratoi nje amendament ne ligjin per Taksat Vendore, i cili ndalon transaksionet hipotekore te gjithe qytetareve qe jane debitore ndaj bashkise. Behet fjale per taksat mbi siperfaqen e baneses qe paguhen ne zyrat e pushtetit vendor cdo vit. Deri me sot, kush nuk paguante keto taksa nuk merrte dot nje certifikate. Zyrat e gjendjes civile nuk leshonin dokumentin ne rast se nuk paraqitej dokumenti, i cili vertetonte pagesen. Kuvendi, me iniciativen e nje grupi deputetesh te mazhorances, vendosi ta shtrije penalizimin edhe ne zyrat e regjistrimit te pasurise. Ne kete menyre, pas hyrjes ne fuqi te ligjit, qe mori 73 vota, asnje debitor ndaj bashkise apo komunes nuk mund te shese ose te bleje pasuri te paluajtshme. Ky ligj sanksionon kushtin ne dhenien apo heqjen e titujve te pronesise nga ana e hipotekave.