Gjykata:Fëmija të vendosë vetë me kë do të rijë
06/10/2009 Divorci Çako-Mula
TIRANE- Divorci i sopranos me famë botërore Inva Mula dhe këngëtarit Pirro Çako ka vazhduar dje me debate të ashpra për caktimin e kujdestarisë së djalit të tyre 14-vjeçar, Anthony. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, mbrojtësi i Mulës, Sokol Çomo ka pranuar që të caktohet një psikologe nga ana e gjykatës në mënyrë të tillë që të përcaktohen kushtet e nevojshme se kush nga të dy prindërit të jetë i përshtatshëm për kujdestarinë. Ndërkohë që mbrojtësja e Çakos, Holta Kotherja ka kundërshtuar caktimin e një psikologeje. Pas më shumë se dy orë debatesh, avokatja mbrojtëse Holta Kotherja ka qenë dakord që të përgatisë me shkrim detyrat që do t’i caktohen psikologes. Në seancën e radhës gjykata është planifikuar që të vendosë se kush nga psikologet do të vlerësojë kushtet ekonomike, familjare në mënyrë të tillë që një prej prindërve të fitojë kujdestarinë e djalit. Për këtë të fundit do të merret mendimi edhe i vetë Anthony-së. Kërkesa civile për ndarjen e çiftit Mula-Çako u depozitua më 1 prill të këtij viti nga ana e avokatit mbrojtës të Inva Mulës në Gjykatën e Rrethit të Tiranës. Në kërkesën e nënshkruar prej saj, sopranoja Inva Mula shpjegonte se martesa me këngëtarin Pirro Çako, kishte marrë fund prej kohësh, pasi ata jetonin të ndarë.