E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia vazhdon t’i fsheh spiunët

Shkup, 29 gusht- Komisioni për Verifikimin e Fakteve (KVF) në Maqedoni edhe pas një viti e gjysmë nuk ka arritur të zbulojë asnjë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Pas disa lustrimeve të cilat i ka mbaruar deri më tani, ky Komision nuk ka zbuluar asnjë kodosh, edhe pse udhëheqësit e këtij komisioni shprehen se mbi ta nuk është shtruar ndonjë presion nga ana e institucioneve të shtetit. Zëvendëskryetari Memeti shprehet se ky komision do të vazhdon me punë intensive të cilën deri më tani e ka kryer. “Komisioni gjatë kësaj kohe ka pas një punë shumë intensive, dhe me një temp të tillë shpresojmë se do të vazhdojmë edhe më tutje. Deri tani kemi kontrolluar gjithsej 300 dosje, dhe është e vërtetë se deri më tani s’ka pasur asnjë bashkëpunëtor të ish/shërbimeve sekrete në kohën e komunizmit”, deklaroi Memeti. Sipas tij, kjo është plotësisht normale sepse mezi presin të marrim ndonjë emër. Ai thotë se nëse bazohen me Komisionet tjera të vendeve të zhvilluara, do të shihet se kjo është normale. Memeti bën të ditur se nga 700 mijë dosje të kontrolluara në çeki kanë dalë 5 mijë bashkëpunëtorë të ish shërbimeve sekrete.

Sipas tij, që nuk ka dalë ndonjë kodosh brenda 300 dosjeve, është normale edhe nga vetë fakti se ka shumë persona të cilat janë në moshë të re, dhe mbajnë pozita të larta shtetërore, ndërsa në kohën e komunizmit ata nuk kanë pasur mundësi të kenë qenë pjesë e këtyre shërbimeve sepse në atë kohë këta persona kanë qenë realisht fëmijë.

Sipas Komisionit, gjatë këtyre ditëve pritet të përfundon lustrimi për deputetët, në mesin e të cilëve nuk janë gjetur shenja të dyshuara tek numri më i madh i tyre, por për disa prej tyre po punohet dhe hulumtohet më shumë, edhe pse s’ka ndonjë shenjë shumë të dyshuar. Memeti po ashtu pohon se Komisioni do të vazhdojë punën me lustrimin e gjykatësve dhe Gjykatat e vendit, e më pas tek të gjitha 29 kategoritë e funksioneve publike. Ndryshe, në këtë Komision të enjten në bazë të rotacionit janë ndryshuar emrat e posteve udhëheqëse të këtij Komisioni. Në vend të kryetarit të deritanishëm të këtij Komisioni Janaçie Vitanovski, është emëruar Tome Açiev, ndërsa në vend të zëvendëskryetarit të deritanishëm të Komisionit, Shpend Vinca, është emëruar Agim Memeti. Ky i fundit ka qenë kryetar i parë i këtij Komisioni në themelimin e tij, para 18 muajve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›