Lajmerohet nje buxhet tjeter shtese
Per shkak se shpenzimet per investime te planifikuara ne buxhetin e 2008 nuk kane pasur ecuri te mire, Fondi Monetar Nderkombetar i ka bere thirrje qeverise se po qe nevoja te operohet kete vit edhe me nje tjeter buxhet suplementar per te rishikuar edhe njehere shpenzimet. Duke u kthyer tek buxheti i 2008, me gjithe permiresimet ne normat e zbatimit, shpenzimet kapitale jane ende poshte nivelit te planifikuar ne buxhet dhe me ritmin aktual deficiti buxhetor ne 2008 do te jete me poshte sesa niveli 5.2% i PBB-se i rene dakord, njoftoi de Fondi ne nje deklarate zyrtare. Per kete arsye pozicioni me i shtrenguar fiskal e ka ndihmuar Banken e Shqiperise per te siguruar stabilitetin e cmimeve dhe ka kufizuar zgjerimin edhe me tej te deficitit te llogarise korrente, por nga ana tjeter kjo rrezikon rrudhjen e fondeve per sektoret prioritare, shpreh me tej FMN ne qendrimin zyrtare per monitorimin e buxhetit 2009. Per kete arsye, misioni i ben thirrje autoriteteve te rishikojne me kujdes shpenzimet aktuale per te siguruar qe do t'i kushtohet rendesi e mjaftueshme investimeve ne sektoret prioritare, po qe e nevojshme nepermjet nje tjeter buxheti suplementar. Nje mision rishikimi i FMN-se do te vizitoje Tiranen ne fillim te nentorit per diskutuar serish per buxhetin e vitit 2009.