E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster bllokohen 150 kg marijuane

Policia e qytetit të Gjirokastrës ka zhvilluar një operacion anti-drogë që është mbyllur me sekuestrimin e 150 kilogramëve marijuanë dhe me arrestimin e dy personave.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave lënda narkotike e sekuestruar ishte siguruar në Lazarat dhe kishte si destinacion Greqinë.

Burimet saktësojnë se personat e arrestuar gjatë operacionit, i koduar me emrin “pritje e gjatë”, janë shtetasit Stavri Hakarepi dhe Gazmir Avdullai, përkatësisht 39 dhe 36 vjec.

Burimet shtojnë më tej se operacioni u finalizua mbrëmjen e djeshme pas një sërë hetimesh komplekse që zgjatën rreth tre muaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›