INSTAT Ekonomia shqiptare biznesi i ndertimit ne renie te lire
TIRAN- Ekonomia shqiptare vijon te perballet me ritme te uleta te rimekembjes ne nje kohe qe ka edhe sektore te cilet shfaqen me tregues ne renie. Te dhenat me te fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave raportojne per nje permiresim modest te treguesve te rritjes ekonomike te vendit pergjate tremujorit te trete te vitit 2010 por nga ana tjeter ka edhe prej atyre sektoreve te cilet vijojne renien e lire qe prej nje dy vitesh sic eshte ai i ndertimit.
Brenda nje periudhe njevjecare shtator 2009 -shtator 2010 sektori i ndertimit ka pesuar nje tkurrje me 22 per qind duke shfaqur keshtu problematikat qe kane shoqeruar ekonomine tone pergjate kesaj periudhe sic jane kreditimi i ulet mungesa e lejeve te ndertimit si edhe mos shlyerja e detyrimeve qe buxheti i shtetit i ka kompanive ndertuese per punet e bera ne llogari te qeverise. Edhe krahasuar me tremujorin e dyte 2010 ndertimi pergjate muajve korrik-shtator ka pesuar nje renie me 2.5 per qind krahasuar me periudhen mars-qershor 2010.
Problematika e ndertimi eshte shfaqur shpesh ne media ku ne menyre te perseritur Shoqata e Ndertuesve ka kerkuar nga qeveria shlyerjen e detyrimeve qe kjo e fundit i ka kompanive miratimin e planeve rregulluese per qytetet duke zhbllokuar keshtu edhe dhenien e lejeve te ndertimit. Nje shkak tjeter i kesaj situate eshte edhe ulja e ritmeve te kreditimit duke bere qe bizneset e ndertimit ose te punojne me parate e arkes se tyre ose te kufizohen ne kryerjen e aktivitetit.
Nga ana tjeter INSTAT paraqet nje ecuri te mire te disa sektoreve te ekonomise duke arritur ne perfundimin se deri ne fund te muajit shtator Shqiperia ka pasur nje rritje ekonomike prej 4.9 per qind krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare shifer tejet optimiste kjo krahasuar me parashikimet e qeverise. Ne aktin normativ te miratuar se fundmi nga qeveria per buxhetin 2010 parashikohet nje rritje ekonomike vjetore e cila do te vertitej ne rreth 4.1 per qind.
Rritja me 4.9 per qind pergjate kesaj periudhe sipas INSTAT-it i kushtezohet ecurise se mire te sektoreve te industrise tregtise sherbimeve dhe bujqesise ndersa edhe post-komunikacioni paraqitet me renie. Industria cilesohet si sektori qe ka pasur rritjen me te madhe gjate tre mujorit te trete te vitit te shkuar me 18.2 per qind. Transporti gjithashtu paraqitet me nje rritje prej 12.9 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 ndersa tregtia sipas INSTAT ka pesuar nje rritje prej 8.1 per qind. Ne vend te trete per nga rritja paraqiten sherbimet me 12 per qind.
Ne raport me vitin 2009 i cili mund te cilesohet si me i rendi per sa i perket treguesve te ekonomise rritja e sektoreve eshte ne shifra te konsiderueshme por krahasuar tremujoret shifrat behen me modeste duke pasqyruar nje rimekembje te ngadalte.