E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane vijon djegia e fleteve te votimi

Në periferi të Tiranës po vazhdon procesi i djegies së fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009.

Sipas informacioneve të fundit, procesi në fjalë po zhvillohet tek Ura e Farkës. Më 29 dhjetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi asgjesimin e materialeve zgjedhore.

Komisionerët e opozitës, të udhëhequr nga socialistja Dëshira Subashi braktisën procesin e votimit pasi nuk ranë dakord me kryetarin Arben Ristani.

Ndërsa kryetari i PS, Edi Rama e cilësoi dje vendimin e KQZ si të pavlefshëm, pasi për miratimin e tij nevojitet edhe firma e nënkryetarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›