E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni pezullohet nga detyra oficeri

FIER - Oficeri i policise se Fierit Pandeli Gjoni pezullohet nga detyra pasi akuzohet per korrupsion pasiv.
Vendimi per pezullimin e oficerit Gjoni eshte marre gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e rrethit Fier ne ditet e fundit te muajit dhjetor. Ka qene organi i akuzes perfaqesuar nga prokurori Artur Cara ai qe ka kerkuar pezullimin nga detyra te oficerit Gjoni deri ne hetimin e plote te akuzes dhe shqyrtimin e dosjes voluminoze ne ngarkim te tij.
Nga informacionet e marra nga organi i akuzes mesohet se oficeri Pandeli Gjoni ka rreth 1 vit qe po hetohet per akuzen e korrupsionit pasiv.
Dyshohet se Gjoni ka marre para per te mbyllur nje veper penale ku Task - Forca e Prokurorise se Fierit ka filluar te punoje ne kete drejtim. Pikerisht ky dyshim qe do te hetohet ka sjelle ne menyre automatike nevojen e pezullimit nga detyra e oficerit te policise ne Sektorin e Krimit Ekonomik deri ne perfundim te hetimeve. Kjo kerkese nga ky prokuror eshte pranuar nga Gjykata e Fierit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›