E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykate avokatja kerkon te njihet me aktet shtyhet gjyqi i Dajtit

Procesi gjyqesor ne ngarkim te autorit te vrasjes se kater policeve ne Durres te pandehurit Dritan Dajti dhe dy bashkepunetoreve te tij eshte shtyre dje pasi avokatja ka kerkuar nga gjykata te njihet me aktet. Kjo ndodh per shkak te nderrimit te vazhdueshem te mbrojtesve te Dajtit dhe caktimit te nje mbrojtesi te ri ne kete seance. Gjykata i ka lene kohe nje jave avokates te njihet me aktet dhe seanca e radhes do te jete te premten e ardhshme. Ky proces ka mbetur ne fazen e pyetjes se deshmitareve pas refuzimit te kerkeses se Dajtit dhe bashkepunetoreve per gjykim te shkurtuar dhe vecim te ceshtjes si dhe hapjes se shqyrtimit gjyqesor dhe leximit te akuzave. Deshmitare do te jene kolege te te pandehurit Mariglen Muca te cilet kane dijeni per lidhjet e ketij te fundit me kunatin e Dajtit edhe ky i pandehur ne kete proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›