E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi 10 vjedhjet e kryera nga grupi kriminal

Prokuroria e Krimeve te Renda dergon dosjen ne gjyq per gjykim si kryheshin vjedhjet nga te pandehurit

Kishin menduar gjithcka cilat do te ishin objektet e tyre te sulmit kush do te merrte pjese ne operacion saktesia ne veprime dhe moslenia gjurme gjate kryerjes se vjedhjeve. Mirepo sado te sakta veprimet tete te pandehurit lane gjurme dhe brenda nje viti rane ne duar te policise. Vodhen biznese familje te pasura nderkohe qe ambiciet e tyre shkuan deri ne seli diplomatike pasi kishin deshire qe ne aktivitetin e tyre kriminal ta shtonin nje te tille. Ndaj organizuan vjedhjen e selise se ambasades se Danimarkes cka detyroi kete te fundit te pezullonte punen dhe sherbimin per disa dite. Prokuroret kane faktuar dhe dokumentuar gjithe aktivitetin kriminal te grupit dhe provat jane depozituar bashke me fashikullin e gjykimit. Te pandehurit do te pergjigjen tashme per veprat penale te vjedhjes se kryer disa here por te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal.

10 vjedhjet e kryera

- Me date 22.2.2009 te pandehurit Elton Lika Sajmir Kuci Sulejman Bakalli dhe Admir Burri ne bashkepunim ne mes tyre kane vjedhur nje kasaforte me permasa 30x40 ne te cilen ka qene nje shume prej 600 000 lekesh ne ambientet e pikes se lojrave te fatit Admiral qe ndodhet ne bulevardin Bajram Curri perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

- Me date 30.3.2009 te pandehurit Elton Lika Sulejman Bakalli Sajmir Kuci dhe Admir Burri ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane hyre duke thyer deren e objektit ne ambientet e shoqerise ATHS sh.p.k. ne rrugen Dede Gjo Luli ne Tirane ku dhe kane vjedhur kasaforten brenda te ciles ishin 33. 600 euro 2920 USD dhe 39 000 leke. Vlera e pasurise se vjedhur perben pasoje te rende sipas kuptimit te nenit 134/3 te Kodit Penal dhe Vendimin Unifikues nr. 5 date 11.11.2003 te Gjykates se Larte.

- Me daten 28.4.2009 te pandehurit Elton Lika Sulejman Bakalli Saijmir Kuci dhe Admir Burri kane hyre ne banesen e shtetasit Ilirian Cela qe ndodhet ne rrugen Hamit Shijaku ne Tirane duke prere me oksigjen deren e banese se nje kati me poshte dhe nepermjet saj kane hyre ne banese e kane vjedhur nga banesa nje nje kasaforte brenda te ciles ndodheshin 340 000 euro 13 400 000 dhe 5000 paund. Vlera e pasurise se vjedhur perben pasoje te rende sipas kuptimit te nenit 134/3 te Kodit Penal dhe Vendimin Unifikues nr. 5 date 11.11.2003 te Gjykates se Larte.

- Ne date 22.10.2009 rreth ores 2 te pandehurit Elton Lika Sulejman Bakalli Sajmir Kuci dhe Dritan Duka ne bashkepunim ne mes tyre kane tentuar per te vjedhur banesen e shtetasit Dritan Pashako qe ndodhet ne lagjen Ali Demi ne Tirane. Ata jane futur brenda ne banese ne katin perdhes te saj duke u ngjitur nepermjet kangjellave dhe thyer nje prej xhamave te deres prej duralumin. Kane hyre ne nje ambient qe perdorej si zyre. Pasi kane bere perpjekje per te nxjerre nga muri kasaforten dhe nuk kane mundur kane dale nga objekti.

- Me date 23.10.2009 te pandehurit Elton Lika Sulejman Bakalli Sajmir Kuci Taulant Mataj dhe Dritan Duka ne bashkepunim ne mes tyre kane vjedhur zyrat e ambasades se Mbreterise se Bashkuar te Danimarkes ne Tirane rruga Deshmoret e 4 Shkurtit. Konkretisht rreth ores 3 te mengjesit ata jane futur ne keto zyra nepermjet tarraces se nje pallati ngjitur me te duke vendosur shkalle per te komunikuar. Pasi kane hyre ne ambientet e brendshme kane vjedhur nje sasi prej 1000 eurosh dy kompjutere laptop dhe sende te tjera. Po ate dite te pandehurit Sulejman Bakalli Sajmir Kuci dhe Dritan Duka kane shkuar ne qytetin e Korces ku kane takuar deklaruesit Maksim Xhixho me qellim shitjen e sendeve te vjedhura. Sipas rezultatit te pergjimit rezulton se shtetasit Elton Lika Sajmir Kuci dhe Taulant Mataj kane hyre ne ambientet e brendshme te ambasades ndersa te pandehurit Sulejman Bakalli dhe Dritan Duka kane ruajtur dhe kane ndihmuar ne transportimin e autoreve dhe sendeve te vjedhura.

- Me date 3.11.2009 te pandehurit Taulant Mataj Euklid Habili ne bashkepunim me persona te tjere te paidentifikuar kane vjedhur zyrat e shoqerise Merkaj qe ndodhet ne rrugen Sulejman Delvina prane postes nr. 8 ne katin e dyte Tirane. Ata kane hyre ne zyrat e kesaj shoqerise nepermjet dritares nga pas pallatit dhe kane vjedhur nje kasaforte qe ndodhej ne zyrat brenda te ciles ishte nje sasi prej 1 000 000 lekesh.

- Me date 11.11.2009 te pandehurit Taulant Mataj Euklid Habili ne bashkepunim me persona te tjere te paidentifikuar kane tentuar te vjedhin zyrat e shoqerise Pasha Travel qe ndodhet ne rrugen Vaso Pasha pallati ngjitur me kryqezimin e rruges Abdyl Frasheri kati i 2-te Tirane. Per kete rreth ores 3 kane parkuar mjetin tip Peugeot ne perdorim te te pandehurit Euklid Habili ne rrugen Vaso Pasha dhe kane hyre ne zyrat e kesaj shoqerie duke shperthyer me force deren e saj. Pas kontrollit qe i kane bere ambienteve nuk kane gjetur vlera monetare sic pretendonin dhe jane larguar.

- Me date 6.12.2009 te pandehurit Elton Lika Sajmir Kuci Dritan Duka dhe nje person tjeter i paidentifikuar kane tentuar te vjedhin ne ambientet e brendshme te shoqerise Skutari Konstruksion sh.p.k. qe ndodhet ne hyrje te autostrades Tirane - Durres. Ata kane hyre ne ambientet e rrethuara duke kaluar kangjellat. Kane thyer dritaren prej duralumini duke hyre ne ambientet e brendshme te kesaj shoqerie. Aty kane tentuar te qe hapin kasaforten e shoqerise me kacavide dhe ne pamundesi te hapjes se saj jane larguar. Kane bere perpjekje qe ta shkulin nga muri ku ishte vendosur por nuk kane arritur pasi ishte e betonuar. Me pas jane larguar nga zyra dhe ambientet e shoqerise.

- Me date 6.12.2009 ne oret e para te mengjesit te pandehurit Taulant Mataj Euklid Habili ne bashkepunim me persona te tjere te paidentifikuar kane vjedhur zyrat e shoqerise Ferano Grup ne katin e katert te qendres tregtare Olimpia ne rrugen Ymer Kurti Tirane. Ne keto zyra kane vjedhur nje sasi lekesh tre laptope dhe dy aparate telefonike dhe ne vijim jane larguar me autoveturen ne perdorim te shtetasit nen hetim Euklid Habili.

- Me date 12.12.2009 rreth ores 0300 eshte vjedhur me zyra e shoqerise turistike Ferrotours ndodhur ne Durres prane Stacionit te Trenit prone e shtetasit Bernard Reso ne katin e dyte te nje pallati. Te pandehurit Elton Lika e Taulant Mataj ne bashkepunim me te pandehurin Drinald Mataj jane nisur nga Tirana rreth ores 0200 per ne Durres me mjetin tip Mercedes-Benz me targa TR 0287 T prone e shtetasit Taulant Mataj. Pasi kane shkuar ne Durres kane hyre ne ambientet e shoqerise nepermjet dritares duke e thyer ate. Kane marre nga keto ambiente nje kasaforte e kane hedhur poshte nepermjet ballkonit dhe e kane vendosur ne bagazhin e mjetit. Te pandehurit Elton Lika dhe Taulant Mataj kane hipur ne mjetin tip Mercedes-Benz dhe jane nisur per ne Tirane ndersa per te vezhguar rrugen para tyre i pandehuri Drinald Mataj. Policia eshte vene ne dijeni te kesaj vjedhjeje e ka ndjekur nga pas mjetin. Autoret ne autostraden Tirane - Durres prane mbikalimit qe te con ne Rinas nuk i kane qendruar postbllokut te policise qe i ka bere shenje te ndaloje. Duke pare se ishin ne ndjekje e kane braktisur mjetin ne rrugen dytesore perballe Drejtorise se Transporteve dhe jane arrestuar pak metra me larg nga Policia. Policia kreu sekuestrimin e mjetit ku ne bagazhin e tij u gjet kasaforta me permasa rreth 70x50 cm metalike me ngjyre gri ne te bardhe e mbyllur me mbishkrimin Juve. Kjo kasaforte eshte vjedhur tek shoqeria Ferrotours ne Durres dhe gjate hapjes se saj me celesin qe zoteronte i demtuari brenda ne kasaforte ndodheshin 4000 euro. Ne keto kushte policia kreu arrestimin ne flagrance te pandehurit Elton Lika dhe Taulant Mataj e disa kohe me pas edhe ndalimin e te pandehurit Drinald Matajt.

Te pandehurit dhe akuzat

1. Elton Lika i akuzuar se ne kuadrin e grupit te strukturuar kriminal ka kryer vjedhje te pasurise me shume se nje here shtate raste njera ngelur ne tentative sipas nenit 22 te Kodit Penal nga te cilat dy raste ka sjelle pasoje te rende te parashikuara nga nenet 134/2 134/3 dy here 333/a/1 dhe 334/1 te Kodit Penal si dhe falsifikimit te leternjoftimeve pasaportave dhe vizave parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.

2. Sulejman Bakalli i akuzuar se ne kuadrin e grupit te strukturuar kriminal ka kryer vjedhje te pasurise me shume se nje here pese raste njera ngelur ne tentative sipas nenit 22 te Kodit Penal nga te cilat dy raste kane sjelle pasoje te rende te parashikuara nga nenet 134/2 134/3 dy here 333/a/1 dhe 334/1 te Kodit Penal si dhe Falsifikimit te leternjoftimeve pasaportave dhe vizave parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.

3. Sajmir Kuci i akuzuar se ne kuadrin e grupit te strukturuar kriminal ka kryer vjedhje te pasurise me shume se nje here gjashte raste njera ngelur ne tentative sipas nenit 22 te Kodit Penal nga te cilat dy raste ka sjelle pasoje te rende te parashikuara nga nenet 134/2 134/3 dy here 333/a/1 dhe 334/1 te K. Penal.

4. Admir Burri i akuzuar se ne kuadrin e grupit te strukturuar kriminal ka kryer vjedhje te pasurise me shume se nje here tre raste nga te cilat dy raste ka sjelle pasoje te rende te parashikuara nga nenet 134/1 134/3 dy here 333/a/2 dhe 334/1 te Kodit Penal.

5. Dritan Duka i akuzuar se ne kuadrin e grupit te strukturuar kriminal ka kryer vjedhje te pasurise me shume se nje here tre raste njera ngelur ne tentative sipas nenit 22 te Kodit Penal te parashikuara nga nenet 134/2 333/a/2 dhe 334/1 te Kodit Penal.

6. Taulant Mataj i akuzuar per veprat penale Vjedhje e pasurise me shume se nje here ne pese raste kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 134/2 i Kodit Penal

7. Euklid Habili i akuzuar per veprat penale Vjedhje e pasurise me shume se nje here ne tre raste kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 134/2/ i Kodit Penal.

8. Drinald Mataj i akuzuar per vepren penale Vjedhje e pasurise kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 134/2 i Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›