E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykate e Larte betohet para kolegeve gjyqtari Medi Bici

U zhvillua dje para trupes gjyqesore te Gjykates se Larte ceremonia e betimit te gjyqtarit te ri z. Medi Bici. Anetari me i ri i Gjykates se Larte u betua solemnisht se do ti qendroje kurdohere besnik Kushtetutes se Republikes se Shqiperise ligjeve ne fuqi duke respektuar rregullat e etikes profesionale. Gjate fjales se mbajtur me rastin e kesaj ceremonie solemne ne mjediset e Gjykates se Larte kryetarja e kesaj gjykate znj. Shpresa Becaj theksoi nder te tjera Jemi te ndergjegjshem se perzgjedhja e kandidaturave dhe vendimmarrja per te plotesuar edhe tri vendet vakante kerkon angazhim serioz e pergjegjesi te larte por rastet e perseritura qe kjo gjykate lihet me vende vakante per nje kohe te gjate na detyrojne ti bejme apel Presidentit te Republikes dhe Kuvendit te Shqiperise per ti kushtuar vemendjen e duhur dhe gjetjen e mirekuptimit parimor per plotesimin e vendeve vakante te krijuara qe prej 2 majit 2009 e ne vazhdim ne Gjykaten e Larte. Ky eshte nje detyrim kushtetues qe duhet plotesuar me pergjegjesi e ne kohen e duhur me qellim mirefunksionimin e detyres sone permbushjen e misionit per gjykim te drejte e te shpejte. Z. Medi Bici u dekretua nga Presidenti i Republikes si anetar i Gjykates se Larte me dekretin nr. 6579 date 25.5.2010 e me pas mori pelqimin edhe nga Kuvendi i Shqiperise. Ai emerohet ne kete detyre pas nje pervoje te gjate si gjyqtar karriere ne fushen e drejtesise. Gjate periudhes 1993-1994 ka ushtruar detyren e ndihmesgjyqtarit prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Me tej ne periudhen 1994-2004 ka ushtruar detyren e gjyqtarit prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Z. Bici gjate viteve 2004-2010 u emerua dhe ushtroi detyren e gjyqtarit prane Gjykates se Apelit per Krimet e Renda.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›