Ministria e Drejtesise certifikohen 55 permbaruesit private

Ministri Nishani 50 milione fondi per ngritjen e regjistrit elektronik per sherbimin permbarimor gjyqesor
Certifikimi i 55 permbaruesve private ne mjediset e Ministrise se Drejtesise i ka hapur rrugen dje fillimit nga puna sherbimit te ri permbarimor privat. Permes nje ceremonie te zhvilluar ne keto mjedise ministri i Drejtesise Bujar Nishani u ka shperndare dje fituesve te ketij sherbimi certifikatat me emertimin permbarues privat pas kalimit me sukses prej tyre te provimit te kualifikimit dhe te plotesimit te kritereve ligjore. Ne kete ceremoni eshte prezantuar brezi i pare i permbaruesve gjyqesore private ne Shqiperi ne zbatim te nje kuadri te plote normativ te ndermarre nga qeveria shqiptare. Nepermjet prezantimit te ketij brezi te pare finalizohen me sukses perpjekjet tona per permiresimin cilesor te garantimit te nje prej drejtave themelore te njeriut atij te procesit te rregullt ligjor ku ekzekutimi i vendimeve gjyqesore perben nje pike fundore shume te rendesishme - u shpreh ministri Nishani ne fjalen e tij pershendetese me fillimin nga puna te ketij sherbimi te ri. Sipas tij kjo ceremoni vjen ne vazhden e disa reformave te ndermarra per sistemin e drejtesise qe perfshin cdo operator te ngarkuar me funksione ne dhenien dhe zbatimin e drejtesise. Ne kete menyre materializohet edhe angazhimi i percaktuar ne programin e qeverise Berisha sipas te cilit forcimi i permbarimit shteteror dhe nxitja e shfrytezimit te mundesive per sherbimin privat permbarimor do te perbejne drejtime te tjera te rendesishme te reformave me efekte pozitive te drejtperdrejta dhe dytesore ne performancen e sistemit te drejtesise ne Shqiperi - theksoi numri nje i institucionit te drejtesise. Me tej ministri u kujtoi permbaruesve private se Gjykata Kushtetuese ka pohuar ne doktrinen e saj se mbrojtja efektive e lirive te drejtave dhe interesave kushtetuese dhe ligjore te individeve realizohet ne menyre efektive nepermjet procesit te ekzekutimit te detyrueshem te vendimit gjyqesor i cili bashke me procesin e gjykimit ploteson kuadrin e veprimtarive themelore. Ekzekutimi i detyrueshem si faza fundore e se drejtes per gjykim eshte nje funksion publik dhe i gjithe organizimi i shtetit duhet te vihet ne dispozicion te ekzekutimit te vendimeve gjyqesore. Tashme me fillimin nga puna edhe te sherbimit permbarimor privat krahas atij shteteror Shqiperia fillon te zbatoje ne praktike sistemin dyshkallesh te ekzekutimit te detyrueshem dhe individi do te kete lirine e zgjedhjes se sherbimit publik ose privat permbarimor. Ky sistem u zgjodh si modeli me i pershtatshem ne pergjigje te nevojave dhe kushteve te vendit tone. Ky sistem i ri synon te arrije rritje te cilesise se sherbimit ne radhe te pare nga vete permbaruesit gjyqesore private. Nga ana tjeter ekzistenca e sherbimit privat pritet ti jape hov konkurrences se ndershme me sherbimin shteteror dhe rrjedhimisht te permiresoje edhe kete te fundit. Ministri theksoi ne fjalen e tij se shume shpejt nga ana e Ministrise se Drejtesise permes nje fondi prej 50 milione lekesh do te ngrihet regjistri elektronik i sherbimit permbarimor gjyqesor i cili parashikohet te permiresoje punen e sherbimit permbarimor publik dhe privat si dhe te rrise nivelin e bashkepunimit me institucione partnere me te cilat ky sherbim eshte i lidhur ne punen e tij. Ne perfundim te fjales se tij ministri iu drejtua permbaruesve private qe u betuan dje gjate ceremonise se certifikimit duke u shprehur se u takon atyre nderi si brezi i pare detyra e rendesishme per reformimin thelbesor te ekzekutimit te vendimeve gjyqesore.
Permbaruesit gjyqesore private qe u certifikuan
1. Agim Sulce
2. Alban Ruli
3. Alma Shutina Nezaj
4. Alsid Kamberi
5. Altin Latifi
6. Altin Vako
7. Anastas Kote
8. Andrea Katundi
9. Arben Matani
10. Arben Meskuti
11. Ardian Elezi
12. Arjan Palla
13. Astrit Kaptelli
14. Bashkim Xhafa
15. Besim Margjeka
16. Eda Nocka
17. Eduard Allamani
18. Ermira Mhilli
19. Ervin Xhaferi
20. Fabio Isufaj
21. Farije Istrefi Basha
22. Fatos Alimadhi
23. Florian Beqaraj
24. Florjan Piperi
25. Gelas Yzo
26. Gentian Strati
27. Gentiana Madani
28. Halit Cani
29. Helidon Xhindi
30. Igli Gugashi
31. Ilir Dervishaj
32. Ilirjan Shkrela
33. Ilva Daci
34. Isan Shameti
35. Joana Konomi
36. Julian Ahmeti
37. Julian Prifti
38. Kastriot Kurmaku
39. Kozeta Caka
40. Lajda Bana
41. Lefter Canaj
42. Lorval Petani
43. Luan Hoti
44. Martin Tusha
45. Mehmet Cerraga
46. Najada Beqaraj
47. Paqesor Hysa
48. Petrit Tabaku
49. Rigels Bejko
50. Rigels Dikellari
51. Rudin Baqli
52. Spartak Ceta
53. Tedi Malaveci
54. Tomorr Llalla
55. Ylli Hysaj