Dosja e plote ne gjykate vjedhesit e ambasades daneze

Si funksiononte grupi dhe strategjia e rekrutimit te te afermve te bizneseve
Prokuroria e Krimeve te Renda ka perfunduar hetimin dhe ka derguar per gjykim dosjen voluminoze ne ngarkim te grupit te te rinjve qe ishte kthyer ne tmerrin e disa biznesmeneve apo bizneseve te cileve u jane vjedhur shuma te konsiderueshme parash leke shqiptare apo dhe valute si dhe autoret e grabitjes se ndodhur ne seline e ambasades se Danimarkes. Te pandehurit jane protagoniste te disa vjedhjeve te bujshme te ndodhura ne kryeqytet si ajo e kasafortes se thyer brenda baneses se nje biznesmeni te cilit iu grabiten 340 mije euro dhe milione leke shqiptare. Gjithashtu preja e ketyre te rinjve ishin edhe disa kompani udhetimesh ndersa u eshte faktuar se jane ata autoret e vjedhjes ne ambasaden e Danimarkes. Grupi sipas kerkeses per gjykim te dorezuar bashke me provat ne gjykate nga dy prokuroret e ceshtjes Besnik Muci dhe Anton Martini ka perdorur nje strategji te veten per grumbullimin e informacionit per sasine e parave apo pasjen e nje kasaforte ne shtepi apo zyre ndersa ka funksionuar me drejtues grupi dhe ekzekutore te vjedhjeve.
Hetimi
Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane me date 29.9.2009 ka regjistruar procedimin penal nr. 66 per veprat penale te parashikuara nga nenet 134 139 333/a dhe 334 te Kodit Penal ne ngarkim te te pandehurve Sulejman Bakalli Elton Lika Sajmir Kuci Admir Burri Dritan Duka Taulant e Drinald Mataj si dhe Euklid Habili. Referuar kerkeses per gjykim te dorezuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda nga hetimet e kryera dhe analizimi i provave te grumbulluara ka rezultuar se te pandehurit Sulejman Bakalli Elton Fatjon Lika Sajmir Kuci Admir Burri Dritan Duka nga qyteti i Tiranes jane shoke midis tyre kane vepruar ne kuader te nje grupi te strukturuar kriminal me qellim vjedhjen e pasurive te shtetasve dhe bizneseve. Te qendrueshem ne veprimtarine e tyre kriminale kane qene shtetasit Sulejman Bakalli Elton Fatjon Lika e Sajmir Kuci te cilet kane perfshi ne veprimtarine e tyre kriminale here shtetasin Admir Burri e here shtetasit Dritan Duka ndersa te pandehurit Taulant Mataj Euklid Habili e Drinald Mataj kane bashkepunuar midis tyre dhe me pjesetare te grupit kriminal per te kryer vepren penale te vjedhjes ne kuader te bashkepunimit te thjeshte.
Funksionimi i grupit rolet
Sipas kerkeses per gjykim veprimtaria kriminale e ketyre te pandehurve eshte kryer ne kuadrin e grupit te strukturuar kriminal. Shtetasi nen hetim Sulejman Bakalli se bashku me dy shtetasit e tjere nen hetim Elton Fatjon Lika e Sajmir Kuci kane drejtuar grupin e strukturuar kriminal ku ne perberje te tij benin pjese te pandehurit Admir Burri dhe Dritran Duka. Shtetasit Euklid Habilaj Taulant Mataj dhe Drinald Mataj i kane kryer keto vepra penale te formen e bashkepunimit te thjeshte. Nga hetimet ka rezultuar se te pandehurit Elton Lika Sajmir Kuci Sulejman Bakalli Admir Burri Taulant Mataj Dritan Duka Euklid Habili e Drinald Mataj ne bashkepunim me njeri-tjetrin nga muaji shkurt 2009 e ne vazhdim kane kryer disa vjedhje me qellim realizmin e perfitimeve materiale. Veprimtaria e tyre kriminale ka qene e qendrueshme e shtrire per nje kohe te gjate dhe ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur 10 objekte te ndryshme - behet e ditur ne kerkesen per gjykim te organit te akuzes.
Strategjia rekrutoheshin te aferm te te demtuarve
Drejtuesit e grupit kishin nje strategji te tyre per realizimin e vjedhjeve. Nga hetimi i fakteve kriminale te ndodhura rezulton se drejtuesit e grupit kane rekrutuar persona nga rrethi i te njohurve te tyre ose te aferm te personave qe do te vidheshin dhe prisnin prej tyre te perfitonin informacion lidhur me sasine e lekeve qe ndodheshin ne shoqeri ose shtepi ose me pasjen apo jo te kasafortave. Gjithashtu prej tyre merrnin planimetrine e objektit menyren se si ruhej ose nese kishte ose persona ne shtepi dhe kur ishte koha qe nuk ishin ne shtepi. Karakteristike e veprimeve te grupit eshte se pasi merrnin informacion te sakte per objektet qe do te vidhnin per vendndodhjen e kasafortave dhe vlerave monetare organizonin punen per te kryer veprimin. Studionin me hollesi vendndodhjen e objektit menyren se si ruhej me kamera personat qe e ruanin apo punonin etj. Ne vijim merrnin masa per gjetjen e mjeteve per hapjen e objekteve dhe personave qe do te kryenin transportin e tyre dhe sendeve te vjedhura. Te pandehurit Elton Lika Sajmir Kuci Sulejman Bakalli kane krijuar drejtuar dhe organizuar kete grup te strukturuar kriminal pasi kane qene personat qe perzgjidhnin objektet qe do te vidheshin pergatisnin mjetet e thyerjes dhe transportit pjesetaret e grupit qe do te merrnin pjese si dhe njekohesisht merrnin pjese vete ne kryerjen e vjedhjeve. Shtetasit nen hetim Admir Burri dhe Dritan Duka jane pjesemarres ne kete grup te strukturuar kriminal pasi duke pasur dijeni te plote per aktivitetin kriminal te grupit kane kryer vezhgimin dhe ruajtjen e objekteve qe do te vidheshin kane siguruar mjete dhe kane kryer transportin e autoreve dhe sendeve te vjedhura si dhe kane marre pjese dhe vete aktivisht ne realizimin e vjedhjeve.