E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykate, vijon gjyqi ndaj ish-SHIK-asve

Ne gjykaten e Tiranes eshte zhvilluar mengjesin e sotem seanca e radhes qe ka si te pandehur ish-agjentet e SHIK-ut, te akuzuar per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
Gjate fjales se tij, prokurori i ceshtjes kerkoi pezullimin nga detyra te Arben Sefgjinit, ish-drejtor i deges se SHIK per Tiranen dhe aktualisht drejtor i Tatimeve, si dhe aplikimin e mases se “arrestit te shtepise” ndaj tij. Por trupi gjykues nga ana e tij e hodhi poshte kete kerkese te pales se akuzes, me pretendimin se nuk ka rrezik per prishje te gjykimit. Gjyqtaret kane deklaruar gjithashtu se do te nisin nje leter-porosi per deshmitaret e tjere te ceshtjes, te cilet jane jashte vendit, ne Itali dhe Holande.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›