Gjykata e Beogradit: Mlladic të gjykohet në Hagë
BEOGRAD- Gjykata në Beograd ka vendosur që Ratko Mlladic të transferohet në Gjykatën e Hagës ku do të përballet me akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Pas seancës së sotme avokati i tij mbrojtës kundërshtoi vendimin dhe parlajmëroi apelimin e tij ditën e hënë.
Avokati mbrojtës i Mlladicit, Millosh Shaljic, tha më tej se gjykata është vënë në dijeni se Mlladic nuk është në gjendje të mirë shëndetësore që të përballet me një proces të tillë në Hagë.
Ratko Mlladic u arrestua dje në një fshat në veri të Beogradit pas 15 vitesh në arrati. Akuza për gjenocid kundër Mladic lidhet me masakrën e rëndë të Srebenicës ku u vranë rreth 8 mijë civilë të pafajshëm në vitin 1995. Ky është cilësuar si krimi më i rëndë në Europë që pas përfundimit të luftës së dytë botërore.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)