Pershpejtohet procesi i krijimit te institucioneve te reja ne Kosove

Parlamenti i ri i Kosoves do te mblidhet me 21 shkurt ne vend te 24 shkurtit sic ishte vendosur fillimisht. Ndryshimi dates se mbledhjes se tij pasoi vendimin e mbremshem te Partise Demokratike te Kosoves qe ti jap postin e presidentit Aleances Kosova e Re duke i hapur rrugen themelimit te institucioneve te dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky vendim pasoi debatet disaditeshe te pasuksesshme ndermjet Partise Demokratike te Kosoves qe eshte fituese e zgjedhjeve dhe Aleances Kosova e Re e cila u radhit si forca e peste politike ne vend. Aleanca Kosova e Re refuzoi oferten e Partise Demokratike qe ajo te marre postin e kryetarit te parlamentit dhe te pakten kater ministri ne qeverine e ardhshme. Aleanca Kosova e Re nguli kembe qe kryetari i saj Behgjet Pacolli te kete postin e presidentit duke paralajmeruar qendrimin ne opozite nese kjo nuk realizohet. Fillimisht u tha se Partia Demokratike kishte qe per kete post te kandidojne sekretarin e kesaj partie Jakup Krasniqi i cili aktualisht ushtron detyren e presidentit te Kosoves. Zoti Krasniqi pritet te kandidohet per postin e kryetarit te Parlamentit dhe sot tha qe nuk ndjehet keq nga vendimi i partise se tij.
Jo nuk ndihem i tradhtuar. Koalicionet dhe bisedimet per koalicion nenkuptojne edhe kompromiset me ka ra hise qe une te jam viktima e kompromiseve tha Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi.
Ne fillim te javes qe lame pas Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e cila qe pervijuar si partneri me i mundshem i koalicionit qeverises vuri si kusht perfshirjen e Lidhjes Demokratike te Kosoves e cila nga ana e saj bashke me levizjen vetevendosje ka deklaruar se do te qendroje ne opozite. Kjo ka bere qe Partise Demokratike ti mbetet mundesia qe qeverine ta beje me pakicat kombetare Aleancen Kosova e Re dhe Listen Ibrahim Rugova e cila ka nje deputet ne parlamentin e ri te Kosoves. Partite opozitare kritikuan vendimin e Partise Demokratike me te cilin ajo sic thuhet mund te siguroje shumicen e thjeshte parlamentare por jo edhe qendrueshmerine aq te nevojshme politike per te perballur sfidat qe ndodhen para Kosoves. E sfidat jane te shumta perfshire ndryshimin e imazhit te Kosoves rimekembjen ekonomike bisedimet me Serbine dhe afrimin me strukturat e Bashkimit Evropian meqe Kosova eshte vendi i vetem ne Evropen Juglindore qe ka mbetur jashte procesit te liberalizimit te vizave.
Disa dhjetera perfaqesues te organizatave joqeveritare te mbledhura ne Koalicionin per Demokraci protestuan sot ne qender te Prishtines kunder sic thuhet getoizimit te Kosoves. Protestuesit ben thirrje kunder bllokades ekonomike te Kosoves si dhe per liberalizimin e vizave per qytetaret e saj.