Gjykimi i Ilir Pajës, tre dëshmitarë për vendin e ngjarjes
Paja akuzohet për “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, mbetur në tentativë”. I shumëkërkuari, i njohur edhe në shtetin italian, ku u arratis dy herë nga burgu
Laureta Rryçi
Tiranë - Në seancën e radhës ndaj Ilir Pajës dëshmuan dje tre dëshmitarë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Që të tre dëshmitarët ishin të thirrur me kërkesë të Akuzës dhe dhanë detaje të vogla, pasi kishin parë ç’kishte ndodhur pas përplasjes mes të pandehurit dhe policit.
Ngjarja
Sipas Prokurorisë, i pandehuri Ilir Paja ka tentuar të shtypë me automjetin e tij punonjësin e policisë, Bledar Haxhimali, i cili po e ndiqte në përpjekje për ta arrestuar. Paja, mjaft i njohur edhe në shtetin italian, ku ka mundur të arratiset dy herë, do të përballet në këtë proces gjyqësor me akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta dhe armëmbajtjes pa leje. Dosja mban numrin 28 dhe është dërguar në gjykatë veçmas një procedimi tjetër për Pajën, që flet për krimet e tij në shtetin italian. Në Shqipëri Ilir Paja akuzohet për veprën penale të “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta mbetur në tentativë”. Paja aksidentoi rëndë një agjent të skuadrës së operacioneve speciale, i cili mori pjesë në aksionin për kapjen e të shumëkërkuarit. Gjatë aksionit të policisë beratasi Paja mbeti i plagosur rëndë dhe u trajtua për një kohë të gjatë në Spitalin e Burgut në Tiranë. I shumëkërkuari nga Drejtësia italiane dhe ajo gjermane mori një plumb në afërsi të zemrës.
Hetimet
Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të kryesuara nga prokurori Njazi Seferi, ka rezultuar se në datën 6 mars 2008, rreth orës 10:00, punonjësit e policisë, Bledi Haxhimali dhe Roland Mete, me detyrë agjentë në njësinë e operacioneve speciale në Drejtorinë e Policisë Tiranë, kanë qenë me shërbim në vendin përballë maternitetit “Koço Glozheni” Tiranë. Aty rastësisht agjenti Bledi Haxhimali ka parë një person që po lëvizte me një automjet të markës “Fiat Punto” me targa BC 983 DP, me ngjyrë gri dhe që ngjasonte me shumë me personin në kërkim Ilir Paja. Menjëherë ka njoftuar eprorin e tij, oficerin e policisë, Dorian Muça, me detyrë shef i seksionit të mbikëqyrjes dhe operacioneve speciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, nga i cili është udhëzuar të vihet në ndjekje të personit, pasi edhe ai bashkë me shefin e sektorit të operacioneve speciale në atë kohë, Arben Caka, po vinin drejt vendit për të cilin ishte dhënë informacioni.
Antidroga kap dy të rinj të dyshuar si shpërndarës droge
Elbasan – Antidroga e Policisë së Elbasanit çon në qeli dy persona, pasi u kapën në flagrancë me një sasi lënde narkotike. Burime nga policia thanë se konstatuan një 16-vjeçar në shkallët e një pallati në lagjen “Beqir Dardha” teksa po tentonte të shpërndante drogë. Në momentin që është përballur me policinë adoleshenti ka hedhur një pako të mbështjellë me plastmas, ku ndodhej një sasi prej 75 gramësh e dyshuar si heroinë. Ai ka tentuar t’i shpëtojë përgjegjësisë, por pavarësisht gjestit të tij, nuk ka mundur t’i evitojë prangat. Vetëm dy orë më pas Antidroga e Elbasanit ka rënë në gjurmët e një tjetër personi të dyshuar si shpërndarës droge. Një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë një kontrolli fizik nga policia, iu gjetën dhe sekuestruan dy qese farmaceutike me lëndë bimore në gjendje të thatë, rreth 5 gramë, e dyshuar e llojit Cannabis sativa.
5 Maj 2009