Gripi i derrit, OBSH: Të mos hiqen masat e emergjencës, rreziku nuk ka kaluar
Mblidhet Komiteti i Eksperteve në Ministrinë e Shëndetësisë. Asnjë i prekur në vendin tonë nga virusi i gripit të derrit
Emanuela Sako
Komiteti i Ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë u mblodh dje për të shqyrtuar situatën për gripin e derrave, në prani të ekspertëve të OBSH-së. Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë apel të gjitha shteteve të botës, përfshirë dhe vendin tonë, që të mos e ulin nivelin e gatishmërisë dhe të vazhdojnë me masat për mbrojtjen nga gripi i derrit. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, njoftoi se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar në Shqipëri me simptomat e këtij gripi. Ministrja Godo, bazuar në të dhënat e fundit në botë dhe rekomandimeve të OBSH-së, sqaroi se deri tani strategjia antiepidemike nuk do të ndryshojë, pasi lajmet tregojnë se ka vend për të vazhduar me këtë strategji. Ndërsa qeveria miratoi ngritjen e një komiteti ndërministror që do të veprojë nëse virusi A/H1N1 do të hyjë në vendin tonë, Komiteti i Ekspertëve deklaroi se aktualisht ka një rënie të gripit të derrit, i cili ka shënuar 26 viktima në të gjithë botën, nga 991 raste të identifikuara. Situata
Ekspertët u shprehën se deri tani përhapja e ngadaltë e rasteve dhe mosshfaqja e asnjë rasti në Ballkan duket se e përjashton Shqipërinë nga harta e virusit H1N1, të paktën për këtë sezon.
Megjithatë, specialistët diskutuan me OBSH-në për masat që duhen marrë në rast se virusi do të shfaqet. Shefja e OBSH-së, Margaret Chan, ka deklaruar se testimi i vërtetë për gripin e derrit do të bëhet kur një pjesë e vendeve të preken nga gripi sezonal i dimrit. Megjithatë, MSH-ja tashmë ka vënë në dispozicion një fond prej 10 milionë lekësh, të cilat do të përdoren në rast emergjence dhe numrat telefonikë për të raportuar rastet e mundshme. Kështu, në ndihmë të qytetarëve janë vënë në dispozicion numrat telefonikë për çdo urgjencë si 2374756, në 0682414332 si edhe 0693087781.
Virusi
Qytetarët janë njohur me simptomat e gripit nëpërmjet fletëpalosjeve që janë shpërndarë në çdo qendër shëndetësore.
Përmbajtja e fletëpalosjeve bën të ditur të gjitha rregullat që duhen zbatuar nga qytetarët në të gjitha rastet. Zbatimi në imtësi i rregullave të higjienës personale, larja dhe dezinfektimi i vazhdueshëm i duarve, mënjanimi i frekuentimit të vendeve publike, janë disa prej rekomandimeve të specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik. Ndërkaq, për gjithë personat që shfaqin simptoma të gripit rekomandohet vizitë e menjëhershme te mjeku, regjim shtrati, izolim nga të tjerët për disa ditë, përdorim i lëngjeve me shumicë si dhe konsumim i ushqimeve të pasura me kalori dhe vitamina.
5 Maj 2009