21 janari, Tahiri në prokurori: Kërkojmë drejtësi
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri dëshmoi në prokurori për ngjarjet e 21 janarit, ku gjatë demonstratës së opozitës humbën jetën 4 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Sipas Tahirit, dhuna nuk u shkaktua nga turma e njerëzve, por nga ata që duhet të mbronin qytetarët dhe institucionet.
Deputeti socialist theksoi gatishmërinë e opozitës për të dhënë kontributin e saj për hetimet, ndërsa akuzoi autoritetet për mungesë vullneti për zbardhjen e ngjarjes.
“Pala që organizoi vrasjet nuk ka gatishmëri për hetimet. Kjo tregon pabarazi dhe mungesë të shtetit ligjor. Ne dhe familjarët e viktimave kërkojmë drejtësi.”- deklaroi Tahiri.
(er.nu/BalkanWeb)