Mungesa e reshjeve, KESH garanton: Nuk do ketë kufizime
TIRANE - Thatësira e tejzgjatur ka ulur ndjeshëm nivelin e ulit dhe prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Nga të dhënat e Koorporatës Elektroenergjetike shqiptare rezulton se niveli i Fierzës ka arritur në 259.5 metra, ndërkohë që prurjet kanë zbritur në 35 metra/kub ujë në sekondë nga 207 që janë prurjet mesatare shumëvjeçare në këtë periudhë të vitit.
Përballë kësaj situate, KESH është detyruar të importojë për të ruajtur rezervën hidrike, por edhe për të furnizuar pa ndërprerje me energji konsumatorët.
Për shkak edhe të ftohjes së motit, konsumi i energjisë është rritur duke kapur nivelin 25 milionë kilovat/orë në ditë. Nga kjo sasi, 17.5 milionë kilovat/orë importohen, ku 13.5 milionë kilovat sigurohen nga KESH-i dhe pjesa tjetër nga “CEZ Shpërndarje”.
Burime zyrtare pranë Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare bëjnë të ditur se janë siguruar kontratat për importin e energjisë gjatë muajit dhjetor, ndërkohë që në vijim, do të lidhen edhe kontratat për muajt në vijim.
Paralelisht, po merren masa për marrjen në dorëzim dhe vënien në punë të termocentralit të Vlorës. KESH garanton se pavarësisht vështirësive, qytetarët nuk do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike
Situata hidrike në vend
Niveli i Fierzës 259.5 metra
Prurjet 35 m3/sek
Mesatarja e prurjeve 207 m3/sek
Situata energjetike në vend
Konsumi 25 mln kWh/ditë
Importi 17.5n mln kWh/ditë
Importi nga KESH 13.5 mln kWh/ditë
(er.nu/news24/BalkanWeb)