E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykimi i Mlladiç, nga 9 korriku Prokuroria paraqet provat

Fillimi i paraqitjes së argumenteve të Prokurorisë së Hagës në rastin kundër Ratko Mlladiç nis të hënën më 9 korrik, ka njoftuar Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Pritet që si dëshmitar i parë i Prokurorisë të paraqitet Elvedin Pashiç, i cili ka mbijetuar në mesin e 150 personave që u vranë në Grabovicë të Bosnjes në nëntor të 1992-ës.

Pas tij do të dëshmojë Dejvid Harland, që ka qenë zyrtar për punët civile dhe këshilltar politik i UNPROFOR-it nga qershori i vitit 1993 deri në fund të luftës.

Dëshmitari i tretë pritet të jetë gjenerali Sir Riçard Danat, ish komandant i forcave të armatosura të Mbretërsisë së Bashkuar, i cili do të dëshmojë mbi çështjet e komandës dhe kontrolleve ushtarake.

Mlladiç, i cili është arrestuar në Serbi në majin e 2011-ës pas 16 vjetësh në arrati, akuzohet për genocid dhe krime të tjera lufte, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›