E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-Fusha e Aviacionit në Vlorë, vendgrumbullim për plehrat

Ndonëse është një problem i njohur tashmë prej kohësh, ish-Fusha e Aviacionit në Vlorë vijon të shfrytëzohet si një vendgrumbullim për mbetjet urbane. Në këto kushte, shqetësimet më të mëdha vijnë për banorët e lagjes “Kushtrim”, që jetojnë fare pranë kësaj zone të ndotur nga plehrat e qytetit.
 

Ata janë ankuar herë pas here në media e pranë instancave shtetërore, por sërish situata vijon të mbetet e njëjtë. Banorët ankohen se mbeturinat e hedhura cdo ditë pa kriter po bëhen një burim sëmundjesh, por ajo që i shqetëson më shumë ata janë djegia e plehrave.
 

Kjo zonë më parë shërbente si pistë për avionët me të gjithë parametrat e nevojshëm, ndërsa sot është kthyer në një grumbull të madh plehrash për Vlorën. Në vitin 1999 fusha u kthye në identitet me ndërhyrjen e misionit italin “Arcobaleno” në Vlorë, por edhe kjo nuk zgjati shumë. Me pas zona u mbingarkua sërish, ndërsa aktualisht nuk mund të flitet më për një fushë, por një zonë kodrine me plehra.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›