E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në një dyqan, banorët në panik

FUSHE KRUJE – Një shpërthim i fuqishëm shkaktoi panik tek banorët e lagjes “Kastrioti” në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në një dyqan në kryqëzimin e rrugës së Krujës me Unazën e Vogël.

Sipas policisë, një sasi eksplozivi është vendosur në dyqanin në pronësi të shtetasit Shkëlqim Kulla, për arsye ende të panjohura.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Pronari i dyqanit ka mohuar të ketë ndonjë konflikt të mundshëm, ndërkohë që policia është treguar e rezervuar lidhur me hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›