E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykimi ndaj Mubarakut, ditën e sotme

Procesi gjyqësor ndaj liderit të rrëzuar të Egjiptit, Hosni Mubarak,  do të mbahet sot në Kajro pas një pauze pothuajse tre-mujore.

Mubarak akuzohet për përfshirjen në vrasjen e 850 protestuesve,  gjatë protestave që e rrëzuan atë nga pushteti në muajin shkurt të këtij viti.

Në këtë proces gjyqësor, Mubaraku po i nënshtrohet bashkë me djemtë e tij, Alan dhe Gamalin, ish-ministrin e brendshëm Habib al-Adlin, dhe 6 ish- shefa të sigurisë.

Mubarak po mbahet nën arrest në një spital ushtarak, për shkak të problemeve me zemrën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›