E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, Berisha në fshatin SOS

Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha, iu bashkuan ditën e sotme festimeve në Fshatin e Fëmijëve SOS në Tiranë, për të ndarë gëzimet për Vitin e Ri.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se ishte i lumtur që ndante me fëmijët gëzimin për një vit më të mbarë dhe plot shëndet.

Vendosëm të festojmë me ju Vitin e Ri- tha më tej Berisha, ndërsa shprehu vlerësimin për nënat dhe tezet e fshatit SOS, për punën mjaft të vyer në misionin e tyre human për përkujdesjen ndaj fëmijëve.

Dua të shpreh nderimin më të madh për nënat dhe tezet e fshatit SOS, për misionin e tyre fisnik që ato përmbushin duke u kujdesur për ju, duke i’u plotësuar gjithçka që ka një familje. Nderim të madh për këto zonja që kanë krijuar një praktikë të kujdesit të fëmijëve, të cilët kanë nevojë për një familje alternative, tha  më tej Berisha.

Kryeministri siguroi mbështetjen e qeverisë, për të konsoliduar më tej këtë mision fisnik, ndërsa falenderoi të gjithë biznesmenët të cilët mbështesin fshatin SOS. Përpos festimeve, kryeministri dhe Zonja e tij ndanë për fëmijët dhurata të ndryshme, duke u uruar atyre një vit të mbarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›