Gjykohet organizatori i protestave kundër Putinit

Autoritetet e Rusisë e kanë hapur edhe hetimin e tretë kundër Aleksey Navalnyt, i cili konsiderohet një nga kritikët më të ashpër të presidentit Vladimir Putin.
Sot hetuesit pretenduan se Navalny i ka përvetësuar më se tre milionë dollarë në vitin 2007.
Ata e kanë akuzuar Navalnyn se i ka shfrytëzuar kompanitë e ndryshme për t’i përvetësuar fondet e ish partisë së tij politike Unioni i Forcave të Djathta.
Këto akuza, Aleksey Navalny i ka vlerësuar si “absurde”.
Navalny, 36 vjeçar, është një bloger i njohur dhe aktivist kundër korrupsionit.
Ai i ka organizuar disa protesta masive kundër presidentit Putin gjatë viteve të fundit.
Aktualisht, ndaj tij zhvillohen edhe dy raste për keqpërdorim të parave dhe për dorëzim të faturave false./Indeksonline/