Shkatërrimet në Mali, shqetësohet Ashton

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, është shprehur se ndihet thellësisht e tronditur nga shkatërrimi brutal i tyrbeve, në veri të Malit, nga fundamentalistët.
Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i saj, Ashton bëri thirrje për mbrojtjen me çdo kusht të trashëgimive kulturore dhe fetare, unike në Afrikë.
Pjesa veriore e shtetit afrikan të Malit është prej kohësh e pushtuar nga fiset dhe militantët islamikë.
Vetëm dy ditë më parë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar vendosjen e një force ushtarake, të udhëhequr nga Afrika, për tu bashkuar me forcat vendase për çlirimin e vendit./Indeksonline/