E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykohet sot njëri prej autorëve të sulmit në Mumbai

Mumbai - Pritet të nisë sot gjyqi ndaj njërit prej autorëve të sulmit me bomba në Mumbai. Ajmal Emir Iman, 21 vjeç nga Pakistani, do të dalë përpara drejtësisë me akuzat për, masakër, veprime lufte, vrasje, tentativë vrasjeje dhe rrëmbim, duke rrezikuar dënimin me vdekje.

Nga seria e sulmeve të para pesë muajve në qytetin indian mbetën të vrarë 170 persona. Pakistanezi, i cili do të gjykohet sot, është i vetmi autor që u arrestua i gjallë nga policia vendase.

Objektivat e grupit ekstremist pakistanez, Laskar-e-Tarba, ishin, një hotel luksoz, një stacion treni, dhe një qendër hebrenjsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›