Rusia mohon shitjen e sistemeve antiraketë Iranit
Moskë - Rusia deklaron se nuk i ka shitur Iranit sisteme të sofistikuara antiraketë S-300. Këtë e konfirmon Aleksander Fomin, zëvendësdrejtori i Shërbimit Federal të Bashkëpunimit Ushtarak dhe Teknik, gjatë një panairi të armëve në Rio de Zhaniero, Brazil.
Furnizimi i Iranit me sisteme antiraketë të modelit S-300 është shndërruar në një çështje delikate në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët rusë kanë mohuar në mënyrë të vazhdueshme spekulimet e medieve, sipas të cilave Rusia do t'i shesë Iranit këto sisteme të avancuara të mbrojtjes antiraketë.