E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyq vetem me gazetaret


Kur kanë kaluar shtatë muaj nga arratisja e Abduselam Turgut, të vetmet institucione që kanë reaguar për këtë ngjarje janë Prokuroria e Tiranës dhe gjykatate që kanë marrë të pandehur në mungesë shtetasin turk për largim pa leje nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Ndërkohe KLD dhe Prokuroria e Përgjithshme që deklaruan se do kenë inspektime për këtë ngjarje ende nuk kanë një reagim.

Në një sallë bosh gjyqtarja Antonela Prendi e nisi proçesin gjyqësor ku shtetasi turk Abduselman Turgut është nën akuzë për largim pa leje nga vendi i vuajtjes së dënimit me apelin e palëve.

Në këtë apel mungonin edhe prokurori i çështjes edhe avokatja që mesa duket do caktohet kryesisht nga shteti pasi nuk ka asnjë gjurmë të 44 vjeçarit.

Gjyqtarja Prendi lexoi të vetmin njoftim të dorëzuar nga komisariati i policisë numër gjashtë në Tiranë, pra komisariati që mbulon zonën e Kamzës, dokument në të cilin thuhej se turku nuk është gjetur në këtë zonë.

Duke qenë se në sallë ndodheshin vetëm mediat dhe jo palët gjyqtarja njoftoi proçedurat që ajo ka urdhëruar të ndiqen më tej.

Si rrjedhim gjykata ka urdhëruar kërkimin e shtetasit turk nga policia shqiptare e cila duhet të depozitojë një shkrese të sigluar se ai nuk gjendej në Shqipëri.

Turku i kërkuar në Gjermani për trafik droge, nuk është arratisur nga burgu, por nga një banesë pa adresë, në të cilën Gjykata e Apelit e siguroi në arrest shtëpie.

Gjykata e Apelit pranoi edhe pretendim e moskonsiderimit si shkresë zyrtare të email-it nga shteti gjerman i cili kërkonte ekstradimin e tij.

Nuk ka ende një version të Prokurorisë nëse ka mbërritur materiali zyrtar i ekstradimit të turkut nga Gjermani, megjithëse për momentin Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për rikthimin e turkut në qeli, proçes i cili ende nuk është marrë në shqyrtim për shkak të shtyrjeve nga mungesa e avokatëve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Korcë, vrau fëmijën, kërkon pafajësi
24-vjecarja Sonila Lumi nga fshati Zëmblak i Korcës, pasi është dënuar nga Gjykata e Shkalles së Parë me 12 vjet burg për vrasjen e djalit të saj 18 muajsh sepse nuk i duronte dot të qarën ka apeluar për lehtësimin e dënimit të saj.
Heroina bëhet paracetamol
Tre personat e arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Shtetit për trafikimin e 3 kilogramë e 430 gramë, substantë e dyshuar për heroinë u akuzuan në fakt para Gjykatës së Krimeve të rënda për mbajtje,prodhim dhe transportim të substancave kimike në bashkëpunim.
Hetime për vrasjen e Arjan Selimit
Pista kryesore e vrasjes së Arjan Selimit, i cili u ekzekutua rreth orës 19:30 minuta të së hënës, mbetet trafiku i narkotikëve.
Malësi e Madhe, babai qëllon të birin
Një tjetër krim i rëndë në familje është regjistruar sot në vend, pas atij të ndodhur në Rrogozhinë, ku një i ri 27-vjecar vrau të fejuarën shtatzënë dhe më pas veten. Tiranë, ekzekutohet Arjan Selimi
Arjan Selimi u ekzekutua rreth orës 19.25 minuta në Tiranë, në afërsi të apartamentit të tij të banimit pranë rrugës “Stavri Themeli”.


Lajmet kryesore

OSBE, pro opozitës për rregulloren
Wolfarth: Është koha për dokument konsensual
Hetime për vrasjen e Arjan Selimit
Heroina bëhet paracetamol
Tensionohet situata në veri, plagosen disa persona
“Të vendosur për integrimin në BE”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›