Gjyqësori, Beçaj: Luftë korrupsionit

Lufta kundër korrupsioni dhe deri në masa për procedim penal për të gjithë gjyqtarët që nxjerrin sekretin hetimor. Kështu është shprehur kryetarja e Gjykatës së lartë Shpresa Beçaj në mbledhjen me të gjithë gjyqtarët e vendit.
Më pas kreu i gjykatës supreme ka deklaruar edhe arsyet pse duhet të mblidhet konferenca gjyqësore e cila do të duhet të zgjedh 4 anëtarë të rinj të KLD-së, të cilëve u ka përfunduar mandati.
Në këtë takim i organizuar në sallën e Akademisë së Arteve nga 360 gjyqtarë që duhet të ishin prezent janë paraqitur vetëm 120 gjyqtarë të shkallës së Parë, Apelit dhe të Gjykatës së Lartë. Ka pasur debate mes gjyqtarëve si për mbledhjen e Konferencës Gjyqësore ku ligji ka ngecur ne parlament pasi kërkon 84 vota, ashtu edhe për këtë mbledhje në të cilin kishte një pjesëmarrje të ulët.
Në mbledhje është diskutuar edhe për problemet që kanë gjyqtarët dhe buxheti i ulët që i është akorduar gjyqësorit.
Ndërkohë në mbledhjen e pasdites gjyqtarët të cilët ishin prezent në mbledhjen e sotme u quajtën si grupi nismëtar i cili ka mandatuar kryetaren e Gjykatës së Lartë për të thirrur Konferencën Gjyqësore. Ndërkohë që kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj ka caktuar një grup pune që do të hartojë projektrregulloren për konferencën gjyqësore.