Shtëpia e ankandeve Sotheby prezanton Diamantin Mahnitës Oval
SHBA- Seksioni amerikan i shtëpisë britanike të ankandeve Sotheby paraqiti paraprakisht disa ndër diamantet më mbresëlënës që do të nxjerrë së shpejti në ankand. Më kryesori ndër ta është Diamanti Mahnitës Oval. Ky diamant mëse 30 karat ka një vlerë prej 3.3 milion dollarë. "Ky diamant ka ngjyrën më të mirë të mundshme për një gur të çmuar të këtij lloji. Ai është tërësisht i pastër, si brenda ashtu edhe jashtë, tepër i shndritshëm e përsosmërisht simetrik" tha Lisa Hubbard, drejtoresha e seksionit ndërkombëtar të gurëve të çmuar e bizhuterive të Sotheby.
Një tjetër element i spikatur i koleksionit të gurëve të çmuar që do të nxirret në ankand, koleksion i cili është në pronësi të Lucia Moreira Salles, një ish-modele braziliane në vitet ‘60 - ‘70 për llogari të Chanel and Valentino. Moreira Salles nuk trashëgoi asnjërin prej këtyre gurëve të çmuar por i bleu secilin prej tyre për kënaqësinë e saj duke i përdorur shpeshherë në raste festive. Ky koleksion pasqyron shijet dhe stilin e saj personal. Tre unazat që do të nxirren në ankand kanë gurë të çmuar të punuar nga JAR, një ndër mjeshtrat më të mirë në këtë fushë në nivel botëror, me seli në Paris. "Këtu kemi një rubin Kaboshon 16 karat, ndërsa këtu një diamant oval 16 karat" tha Hubbard, ndërsa jepte shpjegime për unazat që bënin pjesë në koleksionin e Moreira Salles.
Në këtë ankand do të përfshihen edhe objekte të denja për koleksionistë në kërkim të elementëve të rrallë për koleksionet e tyre. Sipas Hubbard, një togëz fajance e Kartie, punuar sipas stilit egjiptian, është një prej tyre. Fajanca është një xham i punuar në temperaturë të lartë i cili është përdorur për herë të parë në Egjiptin e lashtë dhe që mbart ngjyrat dhe shkëlqimin e një guri të çmuar. Ai përftohet nga ndërthurja e pluhurit të kuarcit e rërës së xhamit me një sërë elementësh të tjerë kimikë si sodium, potasium, kalçium, magnezium e bakër. Kartie e ka përdorur fajancën për realizimin e kësaj togëze, e cila të krijon imazhin e një diamanti të vërtetë. "Këtu kemi një tokëz fajance të punuar sipas stilit egjiptian të shoqëruar nga një skicë e nxjerrë nga arkivat e Kartie. Ajo u punua në vitin 1926 e më pas u ble nga zonja Cole Porter" tha Hubbard. "Zonja Cole Porter ishte një ndër klientet e tyre më të mira, një njeri me një sens tepër të zhvilluar mode". Kartie realizoi vetëm një të tillë ndaj kjo togëz do të nxirret në ankand me një çmim prej të paktën 250,000 dollarë.
(S.Topi/BalkanWeb)