Pinarit i ofrohet statusi i te penduarit

Prokuroria i ofron drejtorit te ndermarrjes shteterore te import-eksportit te armeve, MEICO, statusin e bashkepunetorit te drejtesise. Ylli Pinari do te perfitoje ulje te denimit dhe do mbrohet nga drejtesia shqiptare nese do te rrefehet deri ne fund per dosjen "Gerdeci" dhe pranoje te marre pozicionin e te penduarit. Perfaqesues te organit te akuzes Tirane, kane marre disa kontakte ne paraburgim me 50-vjecarin, ndersa kane mundur t'i shkepusin edhe disa detaje rreth kontratave te firmosura dhe aktivitetit te ndermarrjes qe drejtonte prej tete vitesh. Burime nga ky institucion bene te ditur lajmin per gazeten "KJ", duke u shprehur se, nese Pinari do pranoje oferten, atehere atij do t'i garantohen te gjitha kushtet per nje te penduar te drejtesise. Mesohet se deri ne keto momente zyrtari ka folur per menyrat se si ka lidhur kontratat me dy firmat amerikane dhe kreun e firmes "Alba Demil" te demontimit te municioneve, Mihal Delijorgjin. Prokuroret kane zhvilluar dy takime me Pinarin, duke bere te ditur se eshte folur rreth ceshtjes se shitjes se armatim-municioneve dhe demontimit ne Gerdec. Nese pranon oferten, ai perfiton ulje te denimit deri ne lirim dhe siguri per jeten e familjen.
Menjehere pas arrestimit, drejtori i ndermarrjes MEICO eshte izoluar ne paraburgimin e Drejtorise se Policise Tirane. Fillimisht, ai eshte vendosur ne nje qeli i vetmuar, ndersa Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli jane mbyllur se bashku ne nje dhome me vete deri ne masen e sigurise. Grupi i prokuroreve ka marre per dy ore ne pyetje heren e pare Pinarin duke i kerkuar shpjegime per urdhrat dhe kontratat e firmosura rreth transportit te municioneve dhe shitjes se armeve firmes amerikane AEY. Po keshtu eshte pyetur per kontraten e demontimit te municioneve qe i eshte dhene si e drejte firmes "Alba Demil" te Delijorgjit dhe kompanise amerikane "South Amunition". Burime nga grupi hetimor thane se heren e pare Pinari ka qene i rezervuar ne shpjegime, duke e konsideruar veten si viktime te kesaj ceshtjeje. Madje edhe kur perfaqesuesit e akuzes i kane ofruar zbutje te mases gjate procesit ai ka heshtur, duke lene te kuptohet per prokuroret nje kohe per t'u menduar. Gjate mases se sigurise, Pinari ka heshtur, nderkohe qe nje dite me pas eshte transferuar drejt Burgut 313 ne Tirane.
Ne keto ambiente zyrtari i larte i ndaluar per vepren penale te "shkeljes se rregullave te lendeve plasese e radioaktive", eshte sistemuar ne nje qeli se bashku me Mihal Delijorgjin. Nuk behet e ditur nese kjo ka qene nje taktike e prokurorise, por menjehere perfaqesuesit e akuzes jane shfaqur per ta rimarre ne pyetje 50-vjecarin rreth dosjes "Gerdeci". Kjo ka qene edhe hera e dyte e marrjes ne pyetje, seance gjate te ciles mesohet se Pinari ka folur rreth kontratave. Burime nga organi i akuzes bene me dije se atij i eshte ofruar statusi i bashkepunetorit te drejtesise, duke i siguruar jeten dhe nevoja te tjera qe parashikon ligji per "mbrojtjen e deshmitareve e bashkepunetoreve te drejtesise". Nuk u dhane detaje rreth shpjegimeve qe drejtori i ndermarrjes se import-eksportit te armeve ne Ministrine e Mbrojtjes ka dhene per prokuroret, por mesohet se po behen perpjekjet per t'i mbushur mendjen qe te pranoje kete oferte. "Do te merren edhe kontakte te tjera me te dyshuarin per te arritur ne nje konkluzion, pasi kerkohen shpjegime me te hollesishme rreth ceshtjes", thane burimet dje per gazeten. Deri ne keto momente, Pinari ka pranuar te flase per nje pjese te materialeve, por zyrtarisht nuk konfirmohet se ai eshte penduar. Kater dite me pare, drejtuesit e burgut kane ndare nga qelia ciftin Pinari-Delijorgji, per t'i vendosur ne dhoma teke te vecanta.
Cfare perfiton Pinari
Prej tete vjetesh, Ylli Pinari ka drejtuar ndermarrjen e Import-Eksportit te Armeve, MEICO, pjese e Ministrise se Mbrojtjes. Ai eshte emeruar ne vitin 2000 si kreu i saj, por e ka drejtuar edhe me pare. Nese do te pranoje statusin e te penduarit, ai do te fitoje te drejten e sigurise se jetes, uljes se denimit dhe sherbime te tjera sipas ligjit. Pinari u arrestua ne daten 18 mars te ketij viti, pak dite pas tragjedise se shperthimit ne fshatin Gerdec, ku pati 25 te vdekur dhe rreth 300 te plagosur. Zyrtari akuzohet per vepren penale te "shkeljes se rregullave per lendet plasese dhe radioaktive", ndersa bashke me te u ndaluan Mihal Delijorgji, pronar i firmes "Alba Demil" dhe drejtori teknik i fabrikes se demontimit, Dritan Minxholli.