Mes Pangos dhe Dukes ka vetem ngrice

Jeton Selimi
Nga presidenti Topi pritet shume, por realisht mes ministrit Pango dhe presidentit Duka ka nje hendek te madh, te pakapercyeshem, qe duke iu referuar kreut te FSHF-se, konflikti nuk ka heshtur per nente muaj, por ka qene gjithmone prezent. Faktet dhe debati kane sjelle gjera te reja ne drite, por te dy "luftetaret" nuk kane dale jashte llogoreve te tyre duke mbrojtur fort "status-quo"-ne e deritanishme.
Asnjeri nuk ka qene i bute ne debat, madje ministri Pango, dukshem i prekur, nuk ka mundur dot ta kaperdije indiferencen e Federates Shqiptare te Futbollit gjate 25 diteve te reflektimit qe ai u kishte dhene krereve te institucionit per te dhene idete e tyre rreth ndryshimit te togfjaleshit te famshem, por, me pas, ai kalon ne akuza te drejtperdrejta, duke e etiketuar Duken nje fare zaptuesi, qe kerkon te barazohet me lojen e futbollit. "Kam duruar 25 dite duke pritur qe te vijne perfaqesuesit e FSHF-se dhe vete presidenti, qe te merreshim vesh per kete nen qe te mos ndodhte pezullimi. Perfundimi, ky zoteri, me letrat dhe keqinformimin qe i ka derguar FIFA-s dhe UEFA-s, me tendence per ta shtyre deri ne fund kete problem te ketij neni absurd, ka dashur me qellim qe Shqiperia te pezullohet per te na paralajmeruar ne, tifozet, gjithe opinionin shqiptar, se Duka eshte baras me futboll", deklaroi ministri Pango. Por jo gjithcka perfundon ketu, sepse me pas eshte presidenti Duka qe e merr stafeten. Ai nuk ka aspak ndermend te terhiqet pas, madje, ndryshe nga se pretendon ministri Pango, kembengul se situata ka qene gjithmone e ndere dhe nuk ka pasur kurre qetesi. "Kjo klime ka vazhduar tere kohen. Te gjitha te tjerat jane sebepe per te realizuar kete qellim qe kjo trupe drejtuese te largohet nga federata, por ne menyra te dhunshme dhe jo ne menyra demokratike".
Mjafton kaq dhe merret me mend se cfare grade ka arritur nxehtesia e marredhenieve mes dy paleve. Ditet e fundit u aludua per nje shtendosje te situates dhe se nderhyrja e Presidentit Topi ishte nje fakt plus drejt zgjidhjes, por tani eshte lehtesisht e kuptueshme qe kreu i shtetit ka nderhyre te qetesoje njehere gjakrat, me pas te ofroje nje zgjidhje, e cila do te vonoje disa dite. Ne federate shpresoje se gjithcka do te marre fund brenda 20 diteve, por ata qe kane degjuar biseden e nderluftuesve e kuptojne fare mire se u duhet te presin me shume sesa kaq.
Pango: Prej Dukes ndjehem me pak minister!
Ministri Pango ka ndermend te sqaroje edhe njehere menyren se si nisi gjithcka, madje merr fshesen per te hequr edhe grimcat me te vogla te pluhurit qe kane rene ne ministrine e tij, sidomos pas akuzave te Tifozeve Kuqezinj, te cilet kane reaguar, duke thene se nuk e kane kontaktuar kreun e MTKRS-se. "Njerezit jane ankuar per trukimet e ndeshjeve me Bjellorusine dhe Rumanine, madje personazhe te njohura, nuk e di jane apo jo te tifozeve kuqezinj, por jane tifoze. Pezullimin e keni peshqesh nga Duka, qe ka cuar letra ne FIFA. Ministria s'ka bere asnje veprim qe te pezulloje futbollin shqiptar", thote ministri Pango, i cili me pas del menjehere nga guaska dhe sulmon hapur presidentin Duka, ndonese gjate gjithe kohen u perpoq ta fshihte kete ndjenje. "Futbolli shqiptar ka plot probleme, duke filluar nga dhuna mes tifozeve, nga probleme me klubet per shitje ndeshjesh, nga dhune ndaj gjyqtareve, po shikojme largime zyrtaresh nga klubet, po shikojme qe jemi ne vazon e peste. Per keto a nuk duhet te pergjigjet Duka? Ky njeri ka pese vjet qe udheheq futbollin dhe cfare po ben? Po shohim vetem te keqija. Une si minister kujdesem edhe per turizmin, kulturen, trashegimine kulturore dhe ne kete pike e kam ndjere veten me pak minister se federata eshte krejtesisht e pavarur, se do t'i perdore fondet vete, se do te zgjidhet vete dhe se na ka cuar ne kete mesele vete. A premtuan se do te arrinim vendin e katert. Ku jemi?", e mbyll deklaraten ministri Pango.
Duka: Konflikti? Sebep qe te jap doreheqjen
Jo me pak i bute ka qene presidenti i FSHF-se, i cili ne deklaraten e tij permend te gjitha arsyet qe sollen konfliktin dhe shpjegon se situata e tanishme eshte e njejte me ate te vitit 2006, kur ministri Leskaj premtoi te "ngulte nje gozhde ne FSHF. "Gjithcka nisi pas asamblese se vitit 2006, qeveria e atehershme ishte e pakenaqur nga trupa drejtuese qe doli ne perfundim te asamblese. Ministri i atehershem, Bujar Leskaj, pati deklaruar se kjo eshte nje federate e paligjshme. Kjo eshte arsyeja e vertete perse ka konflikt, sepse kjo qeveri nuk do ta njohe trupen drejtuese. Eshte e pakenaqur me vendimin e asamblese te komunitetit te futbollit", thote presidenti Duka, i cili me pas fillon e komenton menyrat se si kerkon qeveria ta rendoje gjendjen e federates. "Sebepet jane te ndryshme, diku nje dhune ne stadium, diku nje gjykim keq, diku nje ndeshje e humbur, diku nje kontroll i paligjshem, diku nje statut i pa firmosur, si e si te krijojne kete klime. Konflikti nuk ka nisur ne nentor, sikurse pretendon ministri Pango, por eshte ne vazhdimesi. Si asnjehere, ne keto dy vjet, ne Shqiperi kane ardhur tete delegacione nga FIFA e nga UEFA qe takojne ministrin. Ne te gjitha keto takime, ministria nuk ka pranuar kurre qe pjese e tavolines te jete edhe FSHF, kjo jo per shkakun tone, por per shkakun se ministria nuk ka dashur te na njohe asnjehere", perfundon deklaraten e tij presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, qe edhe njehere nuk leshoi pe ne perballjen me MTKRS-ne.