Bush-Shefer: Shqiperia ne NATO

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, do te rekomandoje sot ne Samitin e Bukureshtit qe Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia te hyjne ne NATO. Lajmi u be i ditur nga pjeseza te fjalimit te Bush ne te perditshmen amerikane "USA Today", e cila ka zbardhur disa pjese te fjales se Presidentit. Mbeshtetje per marrjen e fteses per NATO per tre shtetet u dha dje ne samit dhe nga sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Schefer. "Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia duhet te hyjne ne NATO", tha Schefer.
Bush
"Si shenje mirenjohje ndaj progresit te tyre, sot NATO-ja do te marre nje vendim historik lidhur me pranimin e tri shteteve te Ballkanit, Kroacise, Shqiperise dhe Maqedonise ne Aleancen e Atlantikut. SHBA-ja do te mbeshtese fuqishem ftesen e ketyre vendeve per t'u bashkuar me NATO-n". Keshtu do te shprehet sot ne samit, Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush. Sipas Presidentit amerikan, dhjete vjet me pare, Ballkani ishte nje rajon i shkaterruar nga lufta, fanatizmi dhe spastrimet etnike.
"Sot eshte nje rajon qe zhvillohet ne liri, tolerance dhe paqe. Keto ndryshime jane rezultat i veprimeve te vendosura nga ana e NATO-s dhe alternativave te guximshme te lidereve te rinj te Ballkanit, qe kane punuar per te kapercyer dhunen dhe ndarjet e te shkuares. Keto vende jane te gatshme te kontribuojne ne NATO dhe qytetaret e tyre e meritojne sigurine qe NATO sjell", do te shprehet sot Bush. Presidenti amerikan do te thote gjithashtu se aleanca duhet te vendose lidhur me pergjigjen ndaj kerkeses se Gjeorgjise dhe Ukraines per te marre pjese ne Planin e Veprimit te Anetaresimit te NATO-s. "Duke i mirepritur ne Planin e Veprimit per Anetaresim, ne u dergojme nje sinjal qytetareve te tyre, se nese do te vazhdojne ne rrugen e demokracise dhe reformave ato do te mirepriten ne institucionet e Evropes. Dhe do te dergojne nje sinjal ne te gjithe rajonin se keto dy vende jane dhe do te mbeten shtete sovrane edhe te pavarura", do te vijoje ai.
Schefer
Mbeshtetje te plote per anetaresimin e Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise ne NATO dha dje dhe Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Schefer. Ne Samitin e Bukureshtit, Schefer tha se Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia duhet te hyjne ne NATO. "Vleresoj se te tre vendet e Kartes se Adriatikut duhet te hyjne ne NATO, mundohem qe kjo te ndodhe", u shpreh Schefer. Nga ana tjeter Sekretari i Pergjithshem i NATO-s tha se debati greko-maqedonas per emrin, eshte ceshtje e komplikuar. Sipas tij ceshtja e emrit te Maqedonise nuk eshte ceshtje e NATO-s dhe per kete nuk duhet te fajesohet Aleanca. "Nuk mundem direkt te ndikoj, mundem vetem indirekt, kurse koha kalon. Nuk do te dorezohem. Pa dyshim do te flasim per kete ceshtje shume te rendesishme e cila eshte ne kompetence te OKB-se dhe ndermjetesuesit Nimitz", deklaroi sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Schefer.
Bush: Qellimi im, shtrirja e rrethit te lirise ne Ballkan
Presidenti Bush mberriti dje ne Bukuresht, per te marre pjese ne samitin e NATO-s. Gjate bisedimeve treditore ne kryeqytetin rumun, ai pritet t'u kerkoje aleateve te Amerikes te dislokojne me shume ushtare ne Afganistan. Ndersa do te rekomandoje gjithashtu qe Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia te pranohen ne aleancen me 26 vende. Sakaq, Ukraina dhe Gjeorgjia, pritet te ftohen per t'u bashkuar me NATO-n. Te gjitha keto argumente dalin nga fjalimi i plote qe do te mbaje Presidenti Bush neser ne Bukuresht. Ky fjalim eshte zbardhur dhe publikuar dje nga e perditshmja amerikane, "USA Today". Me poshte gjeni disa nga ceshtjet kryesore qe trajton Bush ne fjalimin e tij.
Per demokracine dhe Evropen
"Ne qershor 2001, erdha ne Evrope ne udhetimin tim te pare si President dhe fola me studentet ne Universitetin e Varshaves. Une konfirmova angazhimin e Amerikes ndaj nje Evrope te bashkuar qe e afrojne me Shtetet e Bashkuara lidhjet historike, tregtare dhe miqesore. Une thashe se Evropa duhet ta hedhe pas trashegimine e hidhur te Jaltes dhe te heqe kufijte false qe e kane ndare kontinentin per nje kohe kaq te gjate. Dhe deklarova se te gjitha demokracite e reja te Evropes, qe nga Baltiku deri ne Detin e Zi duhet te kene te njejtin shans per siguri dhe liri dhe te njejtin shans per t'u bashkuar me institucionet e Evropes. I thashe keto fjale ne token e nje vendi ne Baltik. Sot ne token e nje vendi te Detit te Zi, kam ardhur te shoh se keto fjale jane permbushur. Aleanca e NATO-s qe eshte mbledhur ketu kete jave i shtrin kufijte e saj tashme qe nga brigjet e Klaipedas deri ne plazhet e Neptunit. Ndersa ketu ne Bukuresht, ne do ta shtrijme me tej rrethin e lirise, duke e zgjeruar NATO-n me vende te reja nga Ballkani".
Zgjerimi
"Dhjete vjet me pare, Ballkani ishte nje rajon i shkaterruar nga lufta, fanatizmi dhe spastrimet etnike. Sot eshte nje rajon qe zhvillohet ne liri, tolerance dhe paqe. Keto ndryshime jane rezultat i veprimeve te vendosura nga ana e NATO-s dhe alternativave te guximshme te lidereve te rinj te Ballkanit, qe kane punuar per te kapercyer dhunen dhe ndarjet e te shkuares. Si shenje mirenjohje ndaj progresit te tyre, neser NATO-ja do te marre nje vendim historik lidhur me pranimin e tri shteteve te Ballkanit, Kroacise, Shqiperise dhe Maqedonise ne Aleancen e Atlantikut. SHBA-ja do te mbeshtese fuqishem ftesen e ketyre vendeve per t'u bashkuar me NATO-n. Keto vende kane ecur me veshtiresi ne rrugen e reformave per ndertimin e shoqerive te lira dhe te begata. Ato jane te gatshme te kontribuojne ne NATO dhe qytetaret e tyre e meritojne sigurine qe NATO sjell".